Le Petit Journal (1937) / Ekspedita e alpinistëve francezë në alpet shqiptare

Historia

Le Petit Journal (1937) / Ekspedita e alpinistëve francezë në alpet shqiptare

Nga: Aurenc Bebja Më: 22 dhjetor 2019 Në ora: 09:39
Le Petit Journal (1937)

“Le Petit Journal” ka botuar, të martën e 10 gushtit 1937, në faqen n°10, një shkrim në lidhje me ekspeditën e një grupi alpinistësh francezë në alpet shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Alpinizëm në Shqipëri 

“Një grup alpinistësh të Klubit Alpin Francez të Parisit, nën drejtimin e Z. Henri Godde, sapo është larguar nga Franca, në drejtim të Shqipërisë së Veriut, me qëllim kalimin e vargmalit të Prokletijeve (Bjeshkëve) ose Alpeve Shqiptare.

 Kësaj ekspedite, të cilës do t’i shtohen ngjitjet e disa mureve gëlqerore dhe eksplorimi i grykës së Drinit, paraqet rreth 150 km, nga Shkodra në Kukës, dhe zhvillohet në një rajon pak të frekuentuar.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat