Ndeshje emocionuese, e cila e ndali luftën e parë botërore për një ditë.!

Historia

Ndeshje emocionuese, e cila e ndali luftën e parë botërore për një ditë.!

Më: 25 dhjetor 2019 Në ora: 16:15
Pamje të ushtarëve

U luajt deri në mbrëmje, me diviza ushtarake, duke u zbavitur dhe në disa momente përqafuar mes tyre. Ernie Williams, një ushtarak anglez, atë ndeshje e luajti dhe në vitin 1983 do të rrëfente: “Në një moment, pamë topin që doli, nisëm ta shkelmonim më kot, rrëmujë, pa rregulla, por në fund kuptuam se çfarë do të thoshte të jesh i lirë”.

Që kur kishin qenë fëmijë nuk e kishin pasur atë ndjesi. Bijtë e luftës, e dhunës, u bashkuan nga dashuria për futbollin! Në tokën e askujt, ata ishin gjithçka kishin dëshiruar!
Ndeshja mbaroi 3-2 për gjermanët, ose të paktën kështu u shkruajt në dorëshkrime. Një ndeshje paqeje, dita e Krishtlindjes 1914.

Të nesërmen, pushkët rinisën avazin… Por, futbolli i dha magjinë që kishin ëndërruar, edhe pse thjesht një ditë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat