Adoleshenti që transformoi jetën e miliona personave të verbër - Bota Sot
Adoleshenti që transformoi jetën e miliona personave të verbër

Historia

Adoleshenti që transformoi jetën e miliona personave të verbër

Më: 4 janar 2020 Në ora: 08:01
Louis Braille

Në Coupvray të Francës, më 4 janar të vitit 1809, lindi Louis Braille, i cili e sfidoi verbimin qysh si adoleshent.

Kur ishte fëmijë, Braille pësoi një aksident dhe mbeti i verbuar, por derisa ishte ende nxënës shkolle, krijoi një formë të re komunikimi që do transformonte jetën e miliona personave të verbër.

Braille vdiq më 6 janar 1852, dhe sistemi i tij i shkrimit që mund të ndihet dhe të interpretohet nga të verbërit, do të njihej gjerësisht vetëm pas vdekjes së tij.

Pothuajse dy shekuj më vonë, sistemi Braille vazhdon të jetë instrument tepër i çmuar i të mësuarit dhe komunikimit për të verbërit, dhe i përshtatur për gjuhët në mbarë botën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat