Kur 19 vjeçari Ahmet Bej Mati (Zogu), një ndër personalitetet më të vlerësuara në Shqipërinë qëndrore dhe armik i betuar i Esat Pashë Toptanit, mori drejtimin e Tiranës në emër të Princ Vidit – Le Temps (1914)

Historia

Kur 19 vjeçari Ahmet Bej Mati (Zogu), një ndër personalitetet më të vlerësuara në Shqipërinë qëndrore dhe armik i betuar i Esat Pashë Toptanit, mori drejtimin e Tiranës në emër të Princ Vidit – Le Temps (1914)

Aurenc Bebja Nga Aurenc Bebja Më 8 janar 2020 Në ora: 10:31
Ahmet Zogu – Burimi: Royal Court Of the Albanians – Oborri Mbretëror i Shqiptarëve

“Le Temps” ka botuar, të enjten e 18 qershorit 1914, në faqen n6, një shkrim në lidhje me cilësitë (aftësitë) e Ahmet Zogut, kur ai ishte vetëm një 19 vjeçar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat - Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Ahmet beu në Tiranë

Sipas një shkrese që na ka ardhur këtu, Ahmet bej Mati,  i cili marshoi me 1.500 ushtarë kundër Tiranës, mori drejtimin e këtij qyteti në emër të princit të Shqipërisë.

Image

Ahmet bej Mati është një ndër personalitetet më të vlerësuara në Shqipërinë qendrore, mysliman dhe armik i betuar i Esat Pashës. 

Pasi hyrjes së tij në qytet, shumë prej kryengritësve të çarmatosur e deklaruan veten në favor të princit.

Ahmet bej Mati i kërkoi princit të akordonte një amnisti.

Shkrimi i plotë në Facebook: Kur 19 vjeçari Ahmet Bej Mati (Zogu), një ndër personalitetet më të vlerësuara në Shqipërinë qëndrore dhe armik i betuar i Esat Pashë Toptanit, mori drejtimin e Tiranës në emër të Princ Vidit – Le Temps (1914)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat