Le Petit Marseillais (1916)/Esat Pasha, pas vizitës së tij në frontin franko-gjerman, i dërgoi kryeministrit francez këtë telegram

Historia

Le Petit Marseillais (1916)/Esat Pasha, pas vizitës së tij në frontin franko-gjerman, i dërgoi kryeministrit francez këtë telegram

Aurenc Bebja Nga Aurenc Bebja Më 31 janar 2020 Në ora: 10:02
Esat Pashë Toptani

“Le Petit Marseillais” ka botuar, të shtunën e 8 prillit 1916, në faqen n3, një shkrim në lidhje me telegramin e Esat Pashë Toptanit dërguar asokohe kryeministrit francez, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat - Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Esat Pasha u kthye nga Fronti

Paris, 7 prill. 

Image

Gjenerali Esat Pasha i dërgoi telegramin e mëposhtëm Presidentit të Këshillit me rastin e vizitës së tij në frontin francez : 

Gjeneral Esat Pasha, President i Qeverisë shqiptare, për Shkëlqesinë e Tij z. Briand, President i Këshillit, në Paris.

Falënderoj përzemërsisht Shkëlqesinë Tuaj që më dha mundësinë, aq shumë të dëshiruar nga unë, që të shkoj dhe të përshëndes në postin e tyre luftarak ushtarët e ushtrive guximtare të Republikës.

Do të mbaj një përshtypje të palëkundur të heronjve, të cilët përballen, sot, me gjoksin e tyre prej luani të pathyeshëm për të mbrojtur atdheun e tyre, si dhe për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e kombeve.

Shkrimi i plotë: Le Petit Marseillais (1916)/Esat Pasha, pas vizitës së tij në frontin franko-gjerman, i dërgoi kryeministrit francez këtë telegram

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat