Jeta dhe veprimtaria arsimore, kombëtare dhe heroike e Xhafer Metës (1928-1981)

Historia

Jeta dhe veprimtaria arsimore, kombëtare dhe heroike e Xhafer Metës (1928-1981)

Nga: Sadri Rexhepi Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 00:22
Xhafer Meta

Gjithë shekulli i XX-të për shqiptarët ishte i mbushur përplot me trazira politike e luftarake. Lufta e popullit shqiptar po bëhej si gjithmonë me shprehjen hamletiane ,,të jesh o të mos jesh’’!? Në këtë luftë të gjatë e të përgjakshme për liri, shqiptarët asnjëherë nuk u ndanë në përpjekjet e tyre për çlirim kombëtar e pëfundimtar nga pushtuesit e huaj. Kështu në vargun e përpjekjeve për çlirim kombëtar veç të tjerëve në Llapin heroik dallohej edhe Xhafer Meta, i cili shquhej si njëri ndër figurat më të shquara heroike dhe kombëtare, jo vetëm në Llapin heroik, por edhe në mbarë Kosovën e pas Luftës së Dytë Botërore. Qysh kur ishte i ri në moshën e adolishencës dallohej për traditat e tij familjare, sepse nga i ati dhe familja e tij kishte trashëguar kodin e mirësjelljes, besës dhe dëshirën e madhe për të luftuar kundër cilit do pushtues drejt çlirimit përfundimtar të popullit shqiptar. Xhafer Meta u lind në Podujevë në vitin1928. Fillim i Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimi i Jugosllavisë borgjeze në prill të vitit 1941,Xhaferin e gjen në klasën e katertë të shkollës fillore.

Brezi kufitar i Llapit i njohur historikisht, edhe si gjithë Llapi, ka qenë vatër në të cilën nuk është shuar kurrë zjarri i atdhedashurisë. Llapi me rrethinë në të gjitha periudhat historike ka dhënë njerëz të pushkës e të penës që punuan dhe luftuan për interesin kombëtar. Llapi për luftë më së miri identifikohet me figurën madheshtore të Lëvizjes Kombëtare, heroin e pamposhtur Demë Ahmetin me familje. Pastaj vijnë me radhë Familja Bajqinovci, Familja Blaku,Familja Fusholli, Familja e Hysë Popovës, Familja Sejdiu nga Pakashtica, Familja e Nuhi Gashit, Familja e Shaban Tenezhdollit, Familja Durmishi nga Shajkovci, Familja Monolli nga Pollata, Familja Gerrdovci, Familja Thaçi nga Zakuti, Islam Bulliqi, Muzli Dumoshin Shemsi Mehmetie shumë e shumë të tjerë.

Ndërkaq, Llapi pas Luftës së Dytë Botërore identifikohet me shumë figura të rëndësishme historike kombëtare në krye me Mulla Ramë Govorin dhe grupin e vet (1946)si Musli Qosja, Iljaz Fazlia, Ajet Ruhani,Isuf Visoka, Shaban Zeneli, Idriz Berisha, Shahin Beqiri, Kamber Rrahmani, Ramiz Zeqiri, Nezir Rrahmani, Sahit Selimi, Ramadan Selimi, Shaban Jusufi, Shaban Tenezhdolli, Azem Bojku, Hajdar Durmishi.

Sabit Kapiti me grupin e tij (1948) si Xhafer Meta, Nuhi Gashi, Ibrahim Demolli, Nexhmi Sejdiu, Shaban Zhjeqi, Jusuf Ismaili, Fetah Babatinca, Hamit Zhitia, Shaban Shalën.

Adem Demaçin me grupin e tij(1964) si Ahmet Haxhiun, Zeqir Gërvalla, Prof. Hazir Shala. Azem Beçiri, dhe trimat e mëdhenj të LLapit, duke përfshirë këtu ata që në vitet e 50-ta në ish Jugosllavi formuan NDSH-në (Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare) dhe Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqitarëve (LRBSH), që kishte qëllim kryesorë bshkimin e shqiptarëve në një shtet. Ata që organizuan demonstratat e vitit 1968 dhe 1981 dhe 1989 në krye me Korifeun e Lëvizjes Kombëtare Ismail Dumoshi.

Në vitin e rëndë për popullin shqiptar dhe ngjarjet dramatike shqiptaro-serbe që përcillen më protesta shqiptare në Prishtinë pas instalimit të masave të dhunshme serbe në institucioneve të Kosovës, pas 23 marsit të vitit 1989, ku vrahen Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Pastaj Çeta e Llapit në krye me Ali Ajetin(i vrar në mars1990) dhe Hasan Ramadanin (i vrar në gusht 1994) e në veçanti të madhin e Kombit, Zahir Pajazitin më shokë, përbënin një nga shtyllat kryesorë që angazhoheshin për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Qysh në moshë të re djaloshare, Xhaferi veç vijimit të mësimeve në shkollë, ai u anëtarësua në organizatën e NDSH-së, të themeluar në vitin 1948 që udhëhiqej nën drejtimin e Sabit Kapitit. Ai qysh herët në moshën të re filloi të punonte me nxënës dhe të përhapte dritën e diturisë me qëllim që të ngriste vetëdijën kombëtare te gjeneratat e reja, tek të cilat e shihte ardhmërinë e Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, gjeneratë pas gjenerate dhe brez pas brezi. Dallohej si mësues shumë i mirë kudo që punoi. Për shkollimin e brezit të ri ai punoi në fshatrat e ndyshme të LLapit. Xhafer Meta i lindur dhe i rritur në frymën patriotike të kësaj krahine të pamposhtur që nga koha e Demë Ahmetit, në rini të hershme i rastisi të njihet nga babai dhe nga nëna për dhunën e Serbisë ndaj shqiptarëve të pafajshëm dhe liridashës, ngjarjet e kohës së Demë Ahmetit, Hysë Popovës, Haxhi Sadrisë, Islam Bulliqit dhe ngjarjet e zhvilluara në forma të ndryshme gjenocidiale në mes Dy Luftërave Botërore. Ndërkaq, ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore dhe ngjarjet pas luftës, i dinte shumë mirë, sepse ishin ende të freskta në repertuarin e vetëdijes së tij, pasi ishin të përcjellura me forma të ndryshme masakruese dhe gjenocidiale, siç ishte rasti i Tivarit, siç ishin edhe dhjetëra e dhjetëra raste të vrasjeve të shqiptarëve në forma gjenocidale, sa që për 3-4 vite u vranë rreth 72 mijë shqiptarë në Kosovë. Vitet e pesëdhjeta ishin vite të rënda për të gjithë shqiptarët e Kosovës, që lënin vrragë të rënda në shpirtin liridashës të Xhaferit, i cili mezi i përballonte.

Megjithatë Xhaferi arrinte t’i përballonte të gjitha vështirsitë, pasi që gëzonte edhe përkrahjen e babait Metit, i cili kishte krijuar një bazë ekonomike, sepse Meti merrej me bujqësi dhe tregti dhe vazhdimisht ishte pranë familjës.

Mirëpo, pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, në muajin prill të vitit 1941 lindi një rrëzë shprese për popullin shqiptar, pasi që dihet se populli ynë në intervalin kohor në mes të Dy Luftërave Botërore iu kishte nënshtruar një mase të tmerrshme asimiluese dhe shfarosëse nga ish regjimi pushtues serbosllav. Ndërsa, pushtuesin gjermano-italian populli ynë e priti krahëhapur apo më mirë të themi e priti si çlirimtar, sepse nazifashistët edhepse ishin pushtues i dhanë shqiptarëve të gjitha të drejtat politike, ekonomike, arsimore, kulturore dhe i punësuan shqiptarët nëpër komunat e ndryshme të Kosovës.

luftës së fundit shqiptaro- serbe të viteve 1998-1999 në shenjë respekti për punën dhe veprimtarinë e madhe atdhetare të Xhafer Metës familjarët e tij e pershendetën dhe morën pjesë në radhët e UCK-së.

Sëkëndejmi, viti 1981 pat shkaktuar një vaj dhe një pikëllim të madh në opinionin liridashës shqiptar të Kosovës pas lajmit se nga jeta u nda, përkatësisht u vdiq në mënyrë mizore veterani i çështjes kombëtare, i cili gjithë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare dhe çlirimit të Kosovës.

Pak kohe pas vdekjes së Xhafer Metës, në rrugën e lirisë, angazhohen dhe bëhet edhe kyçja e pothuaj terë familjës Meta-Blaku të cilët tradiocionalisht kanë dhanë një kontribut të jashtzakonshëm edhe në zhvillimin e demonstratave të vitit 1968,1981 dhe 1989 po ashtu edhe në luftën e fundit shqiptaro-serbe 1998-1999 në kuadër të UCK-së.

Me 1981iku Xhaferi me mallin e atyre që e njohën për të jetuar edhe më tepër, duke mbetur i pa harruar për atë që i dha rrugës së çlirimit të Kosovës. Pa më të voglin dyshim, shokët e tij:Sabit Kapiti, Nexhmi Sejdiu, Ibrahim Demolli, Jusuf Ismaili, Hamit Zhitija, Shaban Zhjeqi, Faik Mehmeti, Mustafë Kikaj, vëllezerit Maloku, dhe të gjithë ata që ishin në burg bashkë me te, etj., nxënës dhe shokë të tjerë që kanë punuar bashkë e të cilët pohonin se kemi humbur një koleg, një luftëtar të përkushtuar e të paepur në të gjitha segmentet e jetës, kurse familja birin më të mirë, një vëlla, një bashkëshort, një baba të pazëvendësueshëm, miqtë një shok të sinqert e të respektuar, kurse Kosova një veprimtar dhe një luftëtar të angazhuar në rrugën e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat