50 vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës - Bota Sot
50 vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës

Historia

50 vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës

Nga: Jusuf Buxhovi Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 14:47
Universiteti i Prishtinës, më 13 shkurt 1970

Historiku i emancipimit kulturor dhe kombëtar të Shqiptarëve në ish Jugosllavi si dhe procesi i shkëputjes politike nga Serbia, që filloi në fund të viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, lidhet ngushtë me themelimin e Universitetit të Prishtinë, më 13 shkurt 1970.

Mund të thuhet se nga dita që u themelua Universiteti i Prishtinës, ky zhvillim historik u vu në binarët e pakthyeshëm.

Ato që tha rektori i parë i Universitetit të Prishtinës, Dërvish Rozhaja, gjatë seancës solemne në Kuvendin e Kosovës, se vetëdija arsimore dhe kulturore e kultivuar në institucionet më të larta të dijës dhe të shkencës, siç është universiteti, përcaktojnë atë shoqërore dhe politike, u kthyen në platformë politike të kthesës historike nëpër të cilën kaloi Kosova gjatë lëvizjes kombëtare të fundviteve të tetëdhjeta dhe atyre të nëntëdhjeta e deri te shpallja e pavarësisë shtetërore, më 17 shkurt 2008.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat