L’Univers israelite (1886) / Pashko Vasa organizoi një festë për nder të shkollave të Aleancës Izraelite në Liban

Historia

L’Univers israelite (1886) / Pashko Vasa organizoi një festë për nder të shkollave të Aleancës Izraelite në Liban

Nga: Aurenc Bebja Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 09:26
Pashko Vasa

“L’Univers israélite” ka botuar, me 16 maj 1886, në faqen n°42, një shkrim në lidhje me organizimin e një feste nga Pashko Vasa, asokohe guvernator i Libanit, për nder të shkollave të Aleancës Izraelite, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Image
L’Univers israelite (1886)

“— Një festë e shkëlqyer, nën patronazhin e Vasë Pashait, guvernator i Libanit, u mbajt në Bejrut për nder të shkollave të Aleancës Izraelite. Të gjitha personalitetet politike, ushtarake dhe administrative e nderuan ballon me praninë e tyre, ashtu si dhe disa konsuj evropianë e tridhjetë emirë nga Libani, të ftuar posaçërisht nga guvernatori.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat