Rrëfimi tronditës: Ma vranë babën në oborr…

Historia

Rrëfimi tronditës: Ma vranë babën në oborr…

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

Më shumë se 90 gra janë zhdukur e ekzekutuar pa gjyq gjatë periudhës së diktaturës komuniste.

Një përmbledhje e titulluar “Gra të përndjekura politikisht” sjell për herë të parë dëshmitë e disa pgrave të torturuara në kampet komuniste.

B.B

Cila ishte tortura psikologjike? Ata organizonin skena, ku unë të krijoja bindjen se është arrestuar nëna, se është arrestuar motra. Ata krijonin dhe duhen të kenë qenë inçizime, në të cilat unë dëgjoja si nëna ime bërtiste, në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, lemeritëse.

Dhe ka mundësi të kenë qenë inqizime, për arsye se kur kam dalë nga burgu, kam marrë vesh që nëna ime, kur ka ardhur nga internimi i saj në Progonat, për të më ndjekur mua, ka kaluar disa momente jashtëzakonisht të rënda/

Dhimbja më e madhe e imja është që në mënyrë të veçantë nuk gjeta nënë time, e cila nuk më është ndarë duke ardhur vazhdimisht nëpër burgje në Spaç, Laç, Elbasan e Burrel. E tërë shpresën e kishte patur se do të lirohem ngaqë vdiq diktatori Enver Hoxha, por jo diktatori tjetër Ramiz Alia.

Na çuan në internim për të punuar në Tërbuf e Lushnjë. Rininë time atje e kalova duke hapur kanale. Më kanë torturuar policët dhe aty më mbajtën për tri vite dhe prej aty më çuan në Karavasta. Qëndrova tri vjet atje, në kënetë e ujë. Kam jetuar për gazep rininë time. Atje më vdiq nëna. Isha rritë jetime se babën ma vranë në oborr…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat