L’Univers (1911) / Turqia, e shqetësuar për mikpritjen që iu bë Ismail Qemalit në Vjenë, kërkoi të sqarohej nga ambasadori austriak në Kostandinopojë

Historia

L’Univers (1911) / Turqia, e shqetësuar për mikpritjen që iu bë Ismail Qemalit në Vjenë, kërkoi të sqarohej nga ambasadori austriak në Kostandinopojë

Nga: Aurenc Bebja Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 08:48
Ismail Qemali

“L’Univers” ka botuar, të mërkurën e 19 korrikut 1911, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me shqetësimin e Turqisë mbi suksesin e vizitës së Ismail Qemalit në kryeqytetin austriak, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Vizita e Ismail Qemalit në Vjenë shqetëson Turqinë

Vjenë, 17 korrik.

Image
Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Markezi (Markgrafi) Pallavicini, ambasadori austriak në Kostandinopojë, thuhet se i ka dhënë sqarime Portës së Lartë për mikpritjen që iu bë Ismail Qemalit në Vjenë.

Ne e dimë se deputeti shqiptar u prit nga pothuajse të gjithë ambasadorët dhe se gjithashtu pati bisedime shumë cilësore me kontin Kinsky, Z. Rappoport dhe zyrtarë të tjerë në Ballplatz.

https://www.darsiani.com/la-gazette/l-univers-1911-turqia-e-shqetesuar-per-mikpritjen-qe-iu-be-ismail-qemalit-ne-vjene-kerkoi-te-sqarohej-nga-ambasadori-austriak-ne-kostandinopoje/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat