Le Soleil (1912) / Ismail Qemali : “Shqipëria nuk do ta pranojë më sovranitetin e Sulltanit.”

Historia

Le Soleil (1912) / Ismail Qemali : “Shqipëria nuk do ta pranojë më sovranitetin e Sulltanit.”

Nga: Aurenc Bebja Më: 15 mars 2020 Në ora: 11:00
Ismail Qemali

“Le Soleil” ka botuar, të martën e 24 dhjetorit 1912, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me qëndrimin e Ismail Qemalit ndaj Turqisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Deklaratë e Qemal Beut

Një telegram nga Vlora njofton se anëtarët e qeverisë shqiptare kanë falënderuar konsujt italianë dhe austriakë për mbështetjen e dhënë nga qeveritë e tyre për çështjen shqiptare. 

Image
Le Soleil

Qemal Beu tha : “Shqipëria, në asnjë formë, nuk do ta pranojë sovranitetin e Sulltanit, sepse në këtë rast do të kufizohej dhe kompromentohej autonomia dhe pavarësia e saj e arritur për mrekulli.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat