La Tribune de l’Aube (1931)/Mbesa 5 vjeçare e ambasadorit Herman Bernstein po udhëton vetëm nga Nju-Jorku në Shqipëri për të vizituar gjyshërit e saj - Bota Sot
La Tribune de l’Aube (1931)/Mbesa 5 vjeçare e ambasadorit Herman Bernstein po udhëton vetëm nga Nju-Jorku në Shqipëri për të vizituar gjyshërit e saj

Historia

La Tribune de l’Aube (1931)/Mbesa 5 vjeçare e ambasadorit Herman Bernstein po udhëton vetëm nga Nju-Jorku në Shqipëri për të vizituar gjyshërit e saj

Nga: Aurenc Bebja Më: 1 prill 2020 Në ora: 17:51
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“La Tribune de l’Aube” ka botuar, të shtunën e 14 shkurtit 1931, në ballinë, një shkrim në lidhje me udhëtimin e veçantë asokohe të mbesës së ambasadorit amerikan në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat - Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një vogëlushe pesë vjeçare po shkon vetëm nga Nju-Jorku në Shqipëri

“Cherbourg, 13 shkurt. 

Anija “President Roosevelt”, e cila lundroi mes stuhisë që nga Nju Jorku, mbart një udhëtare të vogël pesë vjeçare, zonjushën Joyce Gitloin, mbesën e Z. Hermann Bernstein, ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Fëmija udhëton vetëm dhe do të shkojë te gjyshërit e saj.

Shtetet e Bashkuara kanë caktuar një nga agjentët e tyre për të vëzhguar udhëtaren e vogël deri sa të arrijë në destinacion.”

Shkrimi i plote: La Tribune de l’Aube (1931)/Mbesa 5 vjeçare e ambasadorit Herman Bernstein po udhëton vetëm nga Nju-Jorku në Shqipëri për të vizituar gjyshërit e saj

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat