Ce soir (1949) / Futbollisti i talentuar shkodran i Kombëtares shqiptare, që luan me atlete ortopedike si arsye e mungesës së gishtave të këmbëve - Bota Sot
Ce soir (1949) / Futbollisti i talentuar shkodran i Kombëtares shqiptare, që luan me atlete ortopedike si arsye e mungesës së gishtave të këmbëve

Historia

Ce soir (1949) / Futbollisti i talentuar shkodran i Kombëtares shqiptare, që luan me atlete ortopedike si arsye e mungesës së gishtave të këmbëve

Nga: Aurenc Bebja Më: 8 prill 2020 Në ora: 09:00
Shkrimi i “Ce soir”

“Ce soir” ka botuar, të premten e 23 dhjetori 1949, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me historinë e veçantë të një futbollisti shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Bashri Kavaja

(Futbollisti pa gishtat e këmbëve)

Personalitet n°1 në Shqipëri

“Kombëtarja shqiptare sapo ka përfunduar serinë e parë të ndeshjeve ndërkombëtare ku barazoi (1 – 1) me Rumaninë në Bukuresht, humbi me rezultat të ngushtë (2 – 1) ndaj Polonisë në Varshavë, dhe mori barazimin pa gola (0 – 0) me Bullgarinë në Sofje. Një rekord i shkëlqyer për këtë formacion të ri të një vendi që ka vuajtur rëndë nga lufta.

Një nga lojtarët e saj më të mirë është Bashri Kavaja, mesfushor. Ai nuk ndalet kurrë dhe pasimet e tij janë tepër të sakta. Ky atlet nga Shkodra ka një meritë të dyfishtë.

Ai luan, në të vërtetë, me këpucë (atlete) ortopedike. Kavaja kreu detyrën e tij kundër pushtuesve nazistë dhe fashistë në radhët e partizanëve. Këmbët e tij ngrinë gjatë dimrit të tmerrshëm të 1944, ndërsa ishte roje në një post malor. Atij iu desh t’i prisnin të gjithë gishtat e këmbëve. Kavaja nuk u dorëzua kurrë. Ai ndoqi kurset e riedukimit (fizioterapi) dhe mësoi sërish të luante futboll.

Tani ai gjuan me të dyja këmbët dhe vrapon si të gjithë partnerët e tij.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/ce-soir-1949-bashri-kavaja-futbollisti-i-talentuar-shkodran-i-kombetares-shqiptare-qe-luan-me-atlete-ortopedike-si-arsye-e-mungeses-se-gishtave-te-kembeve/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat