Le Figaro (1920) / Në Champs-Elysées, ka dalë në shitje limuzina amerikane e Esat Pashës. Shumë blerës janë në garë - Bota Sot
Le Figaro (1920) / Në Champs-Elysées, ka dalë në shitje limuzina amerikane e Esat Pashës. Shumë blerës janë në garë

Historia

Le Figaro (1920) / Në Champs-Elysées, ka dalë në shitje limuzina amerikane e Esat Pashës. Shumë blerës janë në garë

Nga: Aurenc Bebja Më: 23 prill 2020 Në ora: 10:11
Esat Pashë Toptani

“Le Figaro” ka botuar, të enjten e 29 korrikut 1920, në balline, një shkrim në lidhje me vënien në shitje të limuzinës së Esat Pashë Toptanit në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat - Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Makina e Esat Pashës

Sot, do të dalë në shitje, në një garazh (dyqan) të madh në Champs-Elysées, limuzina madhështore që Esat Pasha përdori gjatë gjithë kohës që jetoi në Paris.

Image

 Është një makinë e shkëlqyer amerikane, gjashtë cilindra, njëqind kuaj fuqi. Është vënë shitje për pesëdhjetë mijë franga. Do të arrijë, siç duket, njëqind mijë franga, sepse shumë blerës janë në garë.

 Mos vallë është kjo për shkak të personalitetit të ish-pronarit të saj, apo sepse makina është - të paktën, thuhet, - një automobil me një cilësi të jashtëzakonshme?

 Kështu kalon lavdia e botës.

Shkrimi i plotë: Le Figaro (1920) / Në Champs-Elysées, ka dalë në shitje limuzina amerikane e Esat Pashës. Shumë blerës janë në garë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat