Syrja bej Vlora – La Tribuna-s (1913): Ja çfarë i kam kërkuar ministrit të jashtëm italian dhe atij austro-hungarez

Historia

Syrja bej Vlora – La Tribuna-s (1913): Ja çfarë i kam kërkuar ministrit të jashtëm italian dhe atij austro-hungarez

Nga: Aurenc Bebja Më: 25 prill 2020 Në ora: 16:16
Syrja bej Vlora

“La Démocratie” ka botuar, të premten e 6 qershorit 1913, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me intervistën e atdhetarit shqiptar Syrja bej Vlorës, dhënë asokohe gazetës italiane “La Tribuna”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një intervistë e Syrja beut

“Romë, 5 Qershor. – La Tribuna do të botojë këtë mbrëmje një intervistë të zhvilluar me Syrja bej Vlorën, ish-deputetin turk dhe kunatin e Esat Pashës.

Image
Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Syrja beu tha se i kishte dërguar një memorje (shkresë) të shkurtër markezit të San Giuliano-s (ministrit të jashtëm italian) dhe kontit Berchtold (ministrit të jashtëm austro-hungarez) për t’u kërkuar :

1° emërimin e një princi të krishterë;

2° krijimin e një banke shtetërore shqiptare, me kapital austro-italian dhe me një kontroll mbi të gjitha hyrjet e shtetit;

3° krijimin e një xhandarmerie ndërkombëtare.

Në lidhje me organizimin e Shqipërisë, thuhet gjithashtu se Austria do të mbështesë kandidaturën e një princi mysliman, duke argumentuar se një princ i krishterë do të rrezikonte vazhdimisht të godiste elementët jo të krishterë të popullsisë.

Kandidatura e një princi mysliman përbën për Austrinë ushtrimin e protektoratit katolik shqiptar.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/syrja-bej-vlora-la-tribuna-s-1913-ja-cfare-i-kam-kerkuar-ministrit-te-jashtem-italian-dhe-atij-austro-hungarez/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat