Rreth vrasjes se patriotit Nuredin R. Bytyçi nga fshati Nishor i Therandës,me 30 gusht 1945

Historia

Rreth vrasjes se patriotit Nuredin R. Bytyçi nga fshati Nishor i Therandës,me 30 gusht 1945

Nga: Fadil Bytyçi Më: 28 prill 2020 Në ora: 12:44
Nuredin R. Bytyçi

Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore,9 maj 1945,e gjeti popullin e Kosovës në një nga situate më të vështira pas viteve 1913 dhe 1918, ku sipas disa të dhënave janë vrarë ose internuar qindra mijëra shqiptar,ndërsa vetem gjat regjimit ushtarak Jugosllav në Kosovë,u vranë rreth 86000 shqiptar.Të kamufluar me një propagandë përfide forcat e Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Jugosllavisë, në emer të internacionalizmit, tërhoqen edhe Ushtrinë Nacional Çlirimtare të Shqipërisë përkatësisht divizioneve V dhe VI të UNÇSH (gjithsej 6 brigada me afërsisht 10000 partizan) në të gjithë harkun kohor të muajve të parë të vitit 1945.( AQSH, F. 14/APL Viti 1945, Dosja e formacioneve ushtarake shqiptare ne Jugosllavi, faqe 40,marrë përmes ROMEO GURAKUQI
Riintegrimi dhe rishkëputja e Kosovës, Malësisë dhe e trevave lindore, 1941-1945)

Aneksimi i Kosovës nga ana e Serbisë, krijoi një paknaqësi dhe revoltë popullore që u manifestua gjithandej, por në veqanti në Drenicë.Kjo ishte edhe arsyeja qe organet e luftës në Jugosllavi shpallen gjendje lufte në territorin e Kosovës me motivacion “e spastrimit te elementeve reaksionare” ku përsekutuan dhe asgjësuan shumë patriot shqiptarë, antarë të lëvizjes antifashiste por që kishin ide nacionaliste,shumë prej të cilëve aderonin në LNDSH si një lëvizje që kishte për objektiv bashkimin e trevave shqiptare në Jugosllavi me shtetin amë,Shqipërinë.

Planet serbo-çetnike nën petkun e partizanëve komunist dhe të mbështetur edhe nga Josip Broz Tito tashmë kishin përgaditur terrenin për eliminimin e figurave më të spikatura patriotike shqiptare në trevat e tyre si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi. Kjo u mbulua edhe me një akt administrativo-ushtarak me 8 shkurt të fiiti 1945 ku regjimi vendosi gjendjen e ushtarake në Kosovë me arsyetimin se “duke përcjellë gjendjen në Kosovë dhe Metohi,e cila nga fundi i janarit do të keqësohet së tepërmi,nga paraqitja e grupeve të armatosura balliste,në të cilat ndodheshin rreth 10.000 mijë kryengritës,që rrezikonin jetën e qetë të qytetarëve dhe të organeve të pushtetit popullor dhe me synim që të kthenin regjimin fashist,Shtabi Suprem i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë, nxjerrë urdhërin që në Kosovë e Metohi të vendoset Drejtoria Ushtarake me qëllim që sa më parë të likuidohet armiku e që të krijohen kushtet për punë të papenguar të pushtetit popullor dhe të qytetarëve” thuhet mes tjerash në këtë dokument (cituar sipas Msc Muhamet Shabani,Administrimi ushtarak ne Kosove,Ferizai press).

Ky akt hapi tërren për çfryrejn e epsheve gjenocidale të Serbisë, ku me reparte ushtarake serbo-malazeze e bullgare bënë plojë mbi shqiptarët në të gjithandej trojet e tyre.

Sipas Xheladin Hanës,Ish anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës dhe ish drejtor i gazetës”Rilindja ”…, 86.000 shqiptarë u vranë,u theren dhe u dogjen për së gjalli,nga të cilët 36.000 në Rrafshin e Kosovës,23.000 në Rrafshin e Dukagjinit,27.000 në trevën e Vardarit,22.000 bastisje dhe 200.000 të kaluar në duart hetimore të OZN-ës.”.(Msc Muhamet Shabani,vep.cit.)

Në këtë vazhdë vrasjeje, u përfshinë edhe figura të rëndësishme të fshatit Nishor të Therandës(Suharekës) ku një ndër to ishte edhe Nuredin Ramadan Bytyçi (1889-1945). Ashtu sikur gjeneratat para tij, edhe Nuredin Bytyçi ndikohej nga rrethanat politike të kohës. Në formimin dhe zhvillimin e personalitetit të tij ndikoi në radhë të parë edukimi familjar, si dhe luftërat çlirimtare të lëvizjes kombëtare, të cilat si fëmijë i përjetoi.

Në këtë mënyrë,Nuredini që në moshë të re ishte brymosur me ide patriotike, bazamentin e të cilave e kishte trasheguar nga të parët e tij. Duke qenë vet i 3 vlla, në një familje me tradita patriakale, (kjo familje ishte rreth 42 antarëshe),sipas dëshmive të plakut 84 vjeqar, Shaban Bytyçit (i biri i tij), ai ishte kryefamiljarë që gëzonin një gjendje mesatare ekonomike për kushtet e kohës. Lidhur më këtë, më shërbeu një publikim i arsimtarit Bajram H.Bytyçi i cili vie nga kjo familje e madhe,si dhe rrefimet e nipit të Nuredin Bytyçiqi i cili mban emrin e gjyshit, ku rrëfen për jeten dhe vepren e tij ,bazuar në ato që i kishte treguar babi i tij. Në pamundësi për konsultim të arkivave ushtarak të Jugosllavisë, përkatësisht Serbisë, për të mos e mbuluar pluhuri i harreses, rrëfimin për këtë përsonalitet po e ndërtoj mbi bazen e kujtimeve të njerëzve që kanë qënë dëshmitar të vrasjes së Nures.

Kështu plaku Shaban Bytyçi tregon se babai i tij ishte një përsonalitet me zë në rajonin e Bytyçit, që përfshin fshatrat Nishor,Kasterc,Kervansari dhe Semetisht, por edhe më gjërë. Kulla e tij ishte qërdhe e burrave të shquar të kohës, ku mysafir i shpesht ishte edhe patrioti i ndritur Ramë Bllaca, Selim Rexhepi nga fshati Lladroc,Shaip Daberdelani,Alush Uka nga fshati Sallagrazhdë etj, njerëz eminent të kohës në rajonin e Suharekës.

Nura ishte edhe udhëheqës i dashur i fshatit, por kishte raporte miqësie anekënd Kosoves, ndërsa përfshirja e tij në LNDSH (Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare) kishte qëllim të jepte kontributin e vet për kauzen e bashkimit të tokave shqiptare në një shtet të përbashkët. Nura shquhej në këtë rajon duke përfshi edhe rajonin e LLapushes si një burrë me një qëndrim të drejtë, parimor i urtë dhe i dashur, për çka edhe shumë ngatrresa dhe gjaqe arriti që ti pajton në funksion jo vetem të humanizmit por edhe të një bashkimi kombëtar që do ti shërbente për realizimin e kauzes për të cilen ishte kyqur në LNDSH.Që në vitin 1944 forcat serbo-malazeze me emblem partizane por me projektin në Qubrilloviqit, filluan të realiizojnë represionin, vrasjet dhe zhdukjen e familjeve më të forta shqiptare në Kosovës, Maqedoni e Malt të Zi, duke pasur qëllim dobësimine faktorit shqiptar madje edhe në planin fizik dhe ekonomik, për të dobsuar fuqinë organizative të shqiptarëve për ndonjë rezistencë ndaj ripushtimit serb të Kosovës.

Në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, shumë shqiptar iu bashkuan forcave kosovare antifashiste, me qëllimin jo vetem largimin e fashisteve gjerman nga trojet tona, në aleancë me fuqitë e kohes, por që në momentin e duhur teritori i trojeve shqiptare të ishte i mbuluar me shqiptarë të armatosur që do të vazhdoni realizimin e marrveshjes së Bujanit sipas të cilës Kosova pas luftes do ti bashkangjitej Shqipërisë. Në funksion të kësaj, me iniciativë të Nurës,hynë në Brigaden e V shqiptare djali i tij,Ramadani, dhe kusherinjët e tij,Jahir Brahimi,Hajrush Ismajli,dhe Mehmet Rexhepi.

Këto synime u penguan me të gjitha forcat nga komunistet Jugosllav e për fat të keq edhe nga një numër jo i vogël komunistësh shqiptar në Kosovë. Megjithate thika më e mpreht ishte ajo që erdhi nga UNÇ e Shqipërisë e cila nën urdhërat e komunisteve shqiptar në krye me E.Hoxhen u bë bashkëpjesmarrëse në eliminimin e shumë kokave të ndritura shqiptaresh nën petkun e luftës kundër “elementeve reaksionare” në Kosovë.

Në kët vazhdë ishte përgaditur edhe eleminimi i Nuredin Ramadan Bytyçit, një NDSH-ist i përbetuar. Madje momenti si erdhi deri te eleminimi i tij, sa është i dhimbëshem për familjarët dhe të gjith bashkfshatarët e më gjërë, është edhe kriminal e i pabesë.

Çetniket serb kishin zgjedhur pikërisht ditën e festes fetare,Fiter Bajrami. Ata kishin hyrë në shtëpinë e Nures, ku kishte edhe miq, kishin kërkuar raki dhe mish, kishin ngrënë e kishin pirë dhe së fundmi kishin kërkuar nga Nura që ti shoqronte sepse gjoja nuk e dinin rrugën për në fshatin fqinjë Karvansari. Siq ka rrëfyer i biri i Nures, Shabani, madje edhe nipi i Nures,(Nura junior) familjarët e kishin kuptuar se diçka do të ndodhë e keqe, prandaj njëri nga të bijt e tij kishte tentuar ti shoqëron edhe ai. Pas një kohe rrugëtimi, në vendin e ashtuquajtur Shullaja,në fshatin Nishor, Nura i dëgjon këto fjalë deri sa bisedonin serbet mes vetei “se edhe atij, (të birit) i zihet mishi” duke aluduar që ti vritet edhe i biri. Pas kësaj, Nura e urdhëron të birin që të kthehet në shtepi, dhe vetem pas disa minuta ndëgjohen krismat. Nura vritet në pabesi, ngase pabesia është moto jetesore e gjenit serb. I biri alarmon familjen dhe posa afrohen te trupi i Nures, i cili ende ishte gjallë, kuptojnë se nga prapa është qëlluar me armë zjarri. Pas një kohe të shkurtër Nura vdes. Kjo ishte një humbje e madhe jo vetem për familjen por për tër levizjen shqiptare e cila militonte që të bëjë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.Kan kaluar 75 vjet nga vrasja e tij, dhe pos faktit se në të kaluaren është folur shumë në këto treva për këtë përsonalitet,me kalimin e kohes kujtesa zbehet, prandaj sado që rrëfimin e bazoj në të dhënat gojore( më mirë kështu se sa fare)ngjarjet e dhimbëshme të së kaluares sonë duhet të shënohen. Nura mbete njëri nga mijra patriotet tjerë që nuk u lëkund edhe pse e dinte se mund të vritje, por parimet e tija prej një burri besnik ndaj kombit ishin më të fuqishme se frika për vdekjen.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat