Le Globe (1879) / Kabineti qeveritar i Romës atij të Athinës: Ruajtja e kombësisë shqiptare është thelbësore, prandaj hiqni dorë nga Janina! - Bota Sot
Le Globe (1879) / Kabineti qeveritar i Romës atij të Athinës: Ruajtja e kombësisë shqiptare është thelbësore, prandaj hiqni dorë nga Janina!

Historia

Le Globe (1879) / Kabineti qeveritar i Romës atij të Athinës: Ruajtja e kombësisë shqiptare është thelbësore, prandaj hiqni dorë nga Janina!

Nga: Aurenc Bebja Më: 11 maj 2020 Në ora: 10:15
Shkrimi i “Le Globe”

“Le Globe” ka botuar, të martën e 26 gushtit 1879, në ballinë, një shkrim në lidhje me qarkoren e kabinetit qeveritar të Romës për atë të Athinës dërguar asokohe Fuqive të Mëdha për çështjen shqiptare dhe atë të Janinës në veçanti, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Greqi

Nëpërmjet një shkrese të korrespondentit tonë special

Çështja shqiptare

Athinë, 25 gusht, ora 3 e 8 minuta e natës.

Kabineti i Athinës u çudit nga një qarkore e qeverisë italiane dërguar kohëve të fundit Fuqive të Mëdha, e cila përmbante këtë deklaratë, që ruajtja e kombësisë shqiptare duhet të konsiderohet si thelbësore, jo vetëm nga këndvështrimi i Italisë, por edhe i Greqisë.

Kabineti i Romës këshillon kabinetin e Athinës të heqë dorë nga çështja e Janinës për të qetësuar shqiptarët dhe për t’u demonstruar ndjenjat e saj më të mira duke thënë thjesht se Greqia është fuqia e tyre mbrojtëse.

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-globe-1879-kabineti-qeveritar-i-romes-atij-te-athines-ruajtja-e-kombesise-shqiptare-eshte-thelbesore-prandaj-hiqni-dore-nga-janina/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat