La France (1942) / Premtimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, z. Cordell Hull, për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj guximtarë - Bota Sot
La France (1942) / Premtimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, z. Cordell Hull, për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj guximtarë

Historia

La France (1942) / Premtimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, z. Cordell Hull, për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj guximtarë

Nga: Aurenc Bebja Më: 23 maj 2020 Në ora: 09:34
Cordell Hull

“La France” ka botuar, të shtunën e 12 dhjetorit 1942, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me premtimin askokohe të Sekretarit amerikan të Shtetit për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj guximtarë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria

Uashington, 11 dhjetor. — Z. Cordell Hull i ka premtuar popullit të Shqipërisë që Shtetet e Bashkuara do t’i vijnë në ndihmë dhe do ta dëbojnë pushtuesin nga toka e tij. 

Pasi tha se Amerika e njihte qëndrimin heroik të popullit shqiptar dhe të luftëtarëve të saj, ai deklaroi: 

“Qeveria dhe populli i Shteteve të Bashkuara po mendojnë ditën kur një ndihmë efektive do të mund t’u jepet këtyre njerëzve guximtarë që po dëbojnë pushtuesin nga shtëpitë e tyre.” — (sipas Reuter-it.)

Image
La France
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat