La Croix (1943) / Ish-ministri shqiptar i arsimit publik, është emëruar delegat i qeverisë së Tiranës pranë asaj të Romës - Bota Sot
La Croix (1943) / Ish-ministri shqiptar i arsimit publik, është emëruar delegat i qeverisë së Tiranës pranë asaj të Romës

Historia

La Croix (1943) / Ish-ministri shqiptar i arsimit publik, është emëruar delegat i qeverisë së Tiranës pranë asaj të Romës

Nga: Aurenc Bebja Më: 10 korrik 2020 Në ora: 15:54
Ernest Koliqi

“La Croix” ka botuar, të shtunën e 29 majit 1943, në ballinë, një shkrim në lidhje me marrëdheniet asokohe midis Shqipërisë dhe Italisë si dhe emërimin e Ernest Koliqit pranë qeverisë së Romës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë

“Z. Koliqi, ish-ministri shqiptar i arsimit publik i emëruar delegat i qeverisë së Tiranës në qeverinë e Romës, u nis për në Itali ku menjëherë do të marrë përsipër detyrat e tij të reja.

Image
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Institucioni i një delegacioni shqiptar në Romë dhe një delegacioni italian në Tiranë, duke mos modifikuar në asnjë mënyrë atributet e lejtnantit të mbretit, përfaqësues në Shqipëri i sovranit të Italisë, i cili, që nga bashkimi të dyjave kurorave, është gjithashtu kreu i shtetit shqiptar, shënon një evolucion në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Krijimi i një ushtrie të re, ekskluzivisht shqiptare, e shpallur këto ditë nga presidenti i Këshillit Shqiptar, vë në pah drejtimin e këtij evolucioni i cili, në frymën e drejtuesve të politikës italiane, duhet t’i lejojë Shqipërisë të sigurojë një ekzistencë në përputhje me traditat dhe interesat e saj brenda kuadrit të bashkimit të saj me Italinë.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/la-croix-1943-ernest-koliqi-ish-ministri-shqiptar-i-arsimit-publik-eshte-emeruar-delegat-i-qeverise-se-tiranes-prane-asaj-te-romes/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat