Historia e muzeut shekullor, Shën Sofisë

Historia

Historia e muzeut shekullor, Shën Sofisë

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 15:37
Shën Sofia

Nënshkrimi i dekretit nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan për ndërrimin e statusit të objektit të Shën Sofisë, nga muze në xhami, i jep fund gati një shekulli që kur ky objekt u shndërrua në simbol të Turqisë sekulare.

Shën Sofia ishte ndërtuar fillimisht si katedrale 1,500 vjet më parë – kur Stambolli – atëherë i quajtur Konstantinopoli – ishte kryeqytet i Bizantit të Perandorisë Romake.

Një pikturë e shekullit të 19-të e artistit francez Jean-Joseph Benjamin-Conststant shfaq mbretin Sultan Mehmet II duke pushtuar Konstantinopolin.
 Pas pushtimit të vendit më 1452, Shën Sofia u kthye në xhami. Një ilustrim shfaq myslimanët gjatë vitit 1852 duke u lutur brenda Shën Sofisë kur ishte xhami. Për gati 500 vjet, Shën Sofia ishte xhami dhe simbolet krishtere brenda ishin mbuluar apo shkatërruar. 

Në pamjen e jashtme të ish-katedrales, u shtuan minaret nga ku muezinët bënin thirrjen islame për lutje.Xhamia e Kaltërt dhe Shën Sofia të fotografuara më 2014.
Shën Sofia ka shërbyer si inspirim arkitekturor për shumë xhami në Stamboll, duke përfshirë Xhaminë e Kaltër të ndërtuar në vitet 1600, si dhe për shumë xhami e sinagoge nëpër botë.


Më 1934, nën sundimin e Kemal Ataturkut, Shën Sofia u kthye në muze. Një mozaik simbol i të krishterëve me emrat e liderëve islamë dhe thënieve islame. Që nga sundimi i Ataturkut, ky objekt ka qenë simbol i Turqisë sekulare.Një detaj i mozaikut të Jezus Krishtit që daton nga viti 1261. Që prej vitit 1934, disa mozaike krishtere janë zbuluar brenda Shën Sofisë.

Një mozaik në shekullin e 9-të ose 10-të që shfaq Jezu Krishtin duke mbajtur një libër në të cilin shkruan “Paqja qoftë mbi ju. Unë jam drita e botës“.Shtyllat e lashta të gdhendura brenda Shën Sofisë.
 
Që nga viti 2018, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka folur publikisht për rikthimin e këtij objekti në xhami. Pamja e brendshme e Shën Sofisë në ditët e sotme.Në fushatën zgjedhore të vitit 2019, Erdogan i kishte thënë mbështetësve se pas zgjedhjeve do ta ndryshojë statusin e Shën Sofisë nga muzeu në xhami. 

Myslimanët janë mbledhur për lutjet e mbrëmjes para Shën Sofisë pas vendimit të gjykatës që lejon konvertimin e saj në xhami. Lutjet e para brenda Shën Sofisë pritet të mbahen më 24 korrik.

Një anketë e realizuar së voni ka treguar se rikthimi i Shën Sofisë në xhami mbështetet nga 73 për qind të turqve. Një kryq në një simbol të Shën Sofisë.Sipas mediave turke, simbolet krishtere në Shën Sofia do të mbulohen kur objekti të hapet për lutjet e myslimanëve. 

Një grua e mbuluar me flamurin turk feston para Shën Sofisë pas vendimit të gjykatës më 10 korrik. 
Shën Sofia dhe Xhamia e Kaltërt prekin horizontin e Stambollit.

Presidenti turk u është përgjigjur kritikave për rikthimin e xhamisë duke theksuar se dyert e Shën Sofisë mbesin të hapura për të gjithë dhe se ky është vendim i brendshëm, jo i të tjerëve.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat