Sa më i madh ishte emri i Gjergj Kastriotit në epokën në të cilën jetoi, aq më e madhe ishte jehona e emrit të Arbërisë në Europë dhe Botë.
Të gjitha veprat e tij të shkëlqyeshme, u kryen nga ai me qëllim të brezave të ardhshëm.
Mbreti e kryezoti i Arbërisë – Gjergj Kastrioti ishte pothuajse sovrani më i vjetër në Europë dhe më i dalluari i epokës së tij - sigurisht ai nuk ishte një njeri i zakonshëm, dhe të gjithë ata që lexojnë mbi veprat e tij dhe shohin figurën e tij ,duhet ta shohin nga prizmi i një njeriu të jashtëzakonshëm sepse ai ishte i tillë.
Madje edhe sulltanët armiq panë në të dritën që dilte nga brendësia e tij dhe talenti që i kishte dhënë natyra e qielli,dhe jo rastësisht ai ishte më i preferuari,si një lider, komandant, diplomat ,burrështeti e strateg,sepse në të ishte shpresa, ishte idea e lirisë ,idea e unitetit arbëror dhe europian,ishte mburoja, ishte mësimi i atdhedashurisë, ishte virtyti mbi të gjitha që ai kishte në veten e tij si një fisnik i madh i Arbërisë dhe Europës.
Poashtu adhurimi që i bënë atij pas vdekjes në Lezhë duke i vendos kockat e tij në qafë si shenjë ndihmtare tregon qartë se sa i shënjtë dhe i preferuar e adhuruar ishte nga armiqtë otoman(turq).
Kjo mbi të gjitha ka një domethënie jo vetëm historike por edhe psikologjike se si një njeri qëndron mbi epokat e ardhshma ,se si një njeri i madh si Gjergj Kastrioti bëhet më i gjallë, e më frymëzues nëpër epokat e ardhshme dhe jo vetëm në epokën që ai jetoi e veproi.