Njihuni me Lelegët, fisin e Pellazgëve, kush ishin ata dhe ku jetonin

Historia

Njihuni me Lelegët, fisin e Pellazgëve, kush ishin ata dhe ku jetonin

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 12:51
Harta e Pellazgëve

Prej fiseve që mendohen se kanë qenë Pellazgë, më të përmendurit janë Lelegët.

Autorët e antikitetit thonë se "ata ishin shumë punëtorë, teksa helenët erdhën në ishuj dhe kontinent i panë pellazgët duke punuar në arë të veshur me të bardhë, çka u krijoi atyre imazhin e gabuar duke i quajtur 'lejlekë'".

Herodoti i cilësoi pellazgët si "popull të lindur prej dheut"; Straboni si "popull hyjnor": Vindekens si "popull që krijoi qytetërimin e parë në Evropë" ; Jakobs " popull historik që ka ekzistuar para ardhjes së helenëve në Ballkan".

Helenët e vjetër thonin se pellazgët janë "porselinoni ose të lindurit përpara Hënës", ndërsa Mit'Hat Frashëri theksonte: "ne jemi racë pellazge me histori e qytetërim të vjetër."

Arkeologu Neritan Ceka i konsoderon pellazgët so një popull që banonte me grekët në Athinë, Thesali, Epir, Lemnos dhe që kishin tipare të veçanta, fizike, gjuhësore, kulturore duke dalë në përfundim se ata ishin një kulturë paraindoeuropiane. Pellazgët patën populluar Gadishullin Iliril, Azinë e Vogël, Afrikën Veriore si dhe një pjesë të Gadishullit Italik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat