Avni Rustemi, patrioti i parasë

Historia

Avni Rustemi, patrioti i parasë

Nga: Kastriot Dervishi Më: 29 shtator 2020 Në ora: 18:05
Pasha - Rrustemi

Vrasja e Esat Toptanit në Paris më 13 qershor 1920, u porosit nga Tirana, nga krahu kundërshtar i viktimës. Nuk ka përveçse konkurrencës politike asnjë motiv patriotik. Ajo lidhet me prishjen e kompromisit të arritur në fillim të vitit 1920, i cili e bënte Esatin pjesë të qeverisjes. Në mars 1920, përkrahësit e Esatit, me anë të Osman Balit, i bënë presion të armatosur (po pa vrarë njeri) qeverisë që të hynte në bisedime me Esatin.

Më 15 prill 1920, në pamundësi për të përballuar forcat pro-esatiste, Parlamenti vendosi dërgimin e një delegacioni në Paris për bisedime me Esatin, të përbërë nga imzot Gjergj Koleci, Ymer Deliallisi, Fuat Toptani dhe Bajram Fevziu, shpërndarjen e popullit ditën e bërjes së ditur të kësaj deklarate, falje për ata që morën pjesë në kryengritje dhe dënimin e të pabindurve.

Pikërisht në fazën e bisedimeve, Avni Rustemi ofrohet kundrejt pagesës për të vrarë Esatin në interes të kundërshtarëve të tij politikë. Se çfarë mund të bënte Osman Bali me forcat e tij, kjo mbetet hipotetike dhe e paqartë.

Por, nëse Bali nuk do të bënte veprime të tilla, Esatin as do ta ngiste njeri atje ku ishte dhe as do dëgjonim kurrë përralla me “tradhti” ndaj tij. Momentin e paraqitjes së Avni Rustemit, e kujton Sejfi Vllamasi:

“Avni Rustemi vazhdonte mësimet në Romë. Një ditë shkon në shtëpinë e Tefik Mborjes, inspektor i studentëve shqiptarë në Itali (në fakt ishte kryesekretar i përfaqësisë shqiptare në Romës – v.j.) dhe i thotë këtij se kishte vendosur të vriste Esatin për të shpëtuar Shqipërinë, por i duheshin të hollat për shpenzimet e mëvonshme.

Në atë kohë kish ardhur nga Tirana në Roma një delegacion miks qeveritar-esatist, i cili ishte në udhëtim për në Paris, për të takuar Esatin.

Tefik Mborja e takon Bajram Fevzinë, anëtar i atij delegacioni, i kallëzon vendimin e Avniut për Esatin dhe B. Fevziu i jep fjalën se do t’i shkruajë Xhavit Leskovikut në Tiranë, duke përkrahur tezën e Avniut, ashtu edhe për ndihmë të hollash që ai do kishte nevojë.

Avniu zbret në Durrës më 5 maj 1920 me letrën e Bajram Fevziut për Xhavit Leskovikun dhe me letrën e Tefik Mborjes për Qazim Kokoshin. I furnizuar me mjetet e nevojshme dhe i përcjellë nga Tefik Mborja, Avniu niset për Paris dhe mbas disa ditësh kryen mision e tij, bash më çastin vendimtar, në çastin e kryengritjes së stilit të gjerë që kish përgatitur Esati”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat