Në librin për historinë shkruhet se burrat shqiptarë i cilësojnë gratë si kafshë

Historia

Në librin për historinë shkruhet se burrat shqiptarë i cilësojnë gratë si kafshë

Më: 3 tetor 2020 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Në vëllimin për periudhën e Perandorisë Osmane në Ballkan, më saktësisht në librin e punës, ndodhet një përshkrim për gratë shqiptare që daton rreth vitit 1810. Aty shkruhet se gratë e shqiptarëve janë pothuajse të paarsimuara dhe konsiderohen si bagëti e burrave dhe përdoren si të tilla.

Media i ka siguruar gjashtë librat “Projekti i Historisë së Përbashkët”, të cilat janë komentuar për kontradiktat që përmbajnë në lidhje me trajtimin e shqiptarëve të Kosovës në periudha të ndryshme historike, me theks të veçantë luftës së fundit.

Organizata joqeveritare “Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe”, që e ka selinë në Selanik, ka botuar gjashtë libra mësimorë alternativë të historisë të titulluar “Projekti i Historisë së Përbashkët” në vitin 2016. Në botimin e këtyre librave kanë marrë pjesë historianë nga të gjitha vendet e Ballkanit, e nga Kosova ka qenë profesori i historisë Frashër Demaj. Trajtimi i ngjarjeve dhe shqiptarëve të Kosovës në këto libra ka ngjallur reagime dhe kritika të shumta.

Image

Përpos që shkruhet se gratë shqiptare konsiderohen si bagëti, aty shkruhet se burrat kanë përbuzje dhe neveri për femrat e tyre, por ata që munden, martohen.

Image

Në fund të tekstit shtrohen tri pyetje, ku në pyetjen e parë kërkohet mendimi për arsyen pse gratë e përmendura në burim trajtoheshin aq keq në atë periudhë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat