Gjergj Kastrioti: “Për hir të Qiellit! Ndërsa ka ende kohë, na vini në ndihmë!”

Historia

Gjergj Kastrioti: “Për hir të Qiellit! Ndërsa ka ende kohë, na vini në ndihmë!”

Nga: Gjon Keka Më: 4 tetor 2020 Në ora: 12:24
Gjergj Kastrioti

Papa Pali II ishte egoist e johuman i cili sëbashku me disa Princa, Mbretër e Perandor të asaj kohe nuk i ndihmuan Gjergj Kastriotit ashtu sikur e kishte projektuar Papa Piu II.

Gjergj Kastrioti u la në mëshirë të fatit në pikën më vendimtare, atëherë kur ishte rasti i favorshëm për ta dëbuar pushtuesin otoman nga trojet europiane.

Ai në vizitën e fundit i kërkoi mbështetje Princave, Mbretërve dhe Perandorëve të asaj kohe si dhe vetë Papës Palit II, por u kthye me disa dhurata që nuk i hynën në punë aspak, sepse Ai dhe Arbëria kishin nevoj për mbështetje me forca ushtarake dhe jo me peshqeshe.

Sikur që është thënë nga shumë kronist, Papa Pali II nuk ishte një humanist në kuptimin e plotë të fjalës, si Papa Nikolla V.,por ai ishte kryesisht një bibliotekar.

Poashtu Papa Pali II arrestoi disa nga akademikët, mes tyre Bartolomeo Platina dhe Julius Pomponius Laetus, dhe ishte kundërshtar i rreptë i iluminizmit.

Ndërkaq këto ishin fjalët e fundit të Gjergj Kastriotit para konsistoriumit:
“Për hir të Qiellit! Ndërsa ka ende kohë, na vini në ndihmë!”
Në vend të kësaj ai mori vetëm disa dhurata dhe u kthye i zhgënjyer pasi nuk mori mbështetjen e kërkuar me ushtar e forca tjera ndihmëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat