A po zhdukeshin dinozaurët, që para përplasjes së asteroidit me Tokën?

Historia

A po zhdukeshin dinozaurët, që para përplasjes së asteroidit me Tokën?

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Jeta në planetin Tokë, është një shumë e brishtë. Mjafton përplasja e një trupi qiellor, dhe fap,zhduket grupi më dominues i kafshëve në planetin tonë. Por të mos ishte për asteroidin me gjerësi 10 kilometra që u përplas me Tokën rreth 66 milion vjet më parë, dinozaurët mund të kishin vazhduar të dominonin në globin tonë, sugjeron një studim i ri.

Sa për gjitarët si njeriu, në mund të mos kishim pasur kurrë shansin të ngriheshim në statusin që kemi. Rezultatet e studimit më të fundit, nxisin një debat të gjatë mbi zhdukjen e dinozaurëve. Ndërsa asteroidi Chicxulub dhe pasojat e përplasjes të tij – bllokimi i rrezeve tëDiellit dhe ftohja e klimës – konsiderohen përgjithësisht si kandidatët kryesorë për ngjarjen masive të zhdukjes gjatë Epokës së Kretaceut, disa prova më të fundit sugjerojnë se specie tëcaktuara të dinozaurëve, ishin tashmë duke u zhdukur dhjetëra miliona vite para atij momenti.

“Studimet e mëparshme të kryera nga të tjerët, kanë përdorur metoda të ndryshme, për të arritur në përfundimin se dinozaurët gjithsesi do të kishin ngordhur, pasi numri i tyre ishte në rënie drejt fundit të Epokës Kretaceane”- thotë paleontologu Xho Bonsor nga Universiteti i Bath, në Britaninë e Madhe.

Në vend se të numëronte numrin e specieve të dinozaurëve të pranishëm në atë kohë, duke përdorur të dhëna fosile, ekipi përdori metoda statistikore, për të analizuar shkallën e specieve brenda familjeve të dinozaurëve. /Bota.al

Duke analizuar mijëra kombinime të pemëve familjare në 12 familje dinozaurësh, studiuesit testuan nëse diversiteti i specieve po ngadalësohej, po qëndronte i njëjtë, apo po pakësohej me shpejtësi përpara përplasjes së asteroidit.

Dhe nga 2.727 modelet speciale, vetëm 518 (më pak se 20 për qind) treguan pa mëdyshje zhdukjen e ndjeshme të tyre që përpara përplasjes së asteroidit. Ndaj, ekipi thotë se ështëskeptik ndaj teorisë së zhdukjes së njëkohshme të tyre, duke sugjeruar se larmia e dinozaurëve do të kishte mbetur e lartë gjatë gjithë Kretacanit të Vonë, edhe pse larmia e specieve ndryshonte midis degëve.

“Të dhënat tona aktuale, nuk tregojnë se të gjithë dinozaurët ishin në zhdukje e sipër. Në fakt disa grupe të tilla si hadrosaurët dhe ceratopsianët ishin duke lulëzuar, dhe nuk ka asnjë provë që sugjeron se ata do të kishin vdekur 66 milion vjet më parë, po të mos kishte ndodhur përplasja e tij trupi qiellor”- thekson Bonsor.

Rezultatet e këtij studimi mbështeten nga një studim tjetër i fundit , i cili zbuloi se habitatetpër dinozaurët e Amerikës së Veriut, nuk u zhdukën gjatë Kretaceut të Vonë. “Ne mund tëmos i dimë asnjëherë nivelet e vërteta të zhdukjes së dinozaurëve mezozoikë.

Por një fokusim i shtuar në mbushjen e boshllëqeve në të dhënat fosile, do të jetë mënyra kryesore përmes së cilës paleontologët do të vazhdojnë të ndërtojnë një pamje më të saktë tëlarmisë së dikurshmes të dinozaurëve”- theksojnë studiuesit. /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat