Jehona e një krimi të shëmtuar politik

Historia

Jehona e një krimi të shëmtuar politik

Nga: Skifter Këlliçi Më: 2 prill 2022 Në ora: 18:47
Luigj Gurakuqi

Në luftën politike, sidomos midis forcash shumë të ashpra, atentatet kanë qenë një mjet veprimi për mënjanimin fizik të kundërshatëve sa të njërës aq edhe tjetrës palë. Kështu, për shembull, Ahmet Zogut, kryeministrit shqiptar në shkurt të vitit 1924, iu bë një atentat në hyrje të Parlamentit shqiptar. Mirëpo atentatori, Beqir Valteri, që ishte futur fshehuarazi në godinën e Paralmentit, ndonëse jo shumë larg tij, arriti ta godiste vetëm në krah dhe në kofshë.

Ahmet Zogu, kur tërë parlamenatët të terrorizuar u strukën nën tryeza nga ngjarjet që rridhnin anktshëm në sytë e tyre, u tregua kaq i përmbajtur, sa, duke u ulur në një ndenjëse, u kumtoi atyre të ruanin gjakftohtësinë duke u thënë se nuk kishte ndodhur gjë me rëndësi.

E vërteta është se pas atentatit, Zogun e plagosur e vizituan në shtëpi si deputetët e pozitës, (prozogiste) ashtu edhe deputë të opozitës, që si$ dihet, përbëhej nga Fan Noli, Stavro Vinjau, Avni Rustemi, Luigj Gurakuqi…
> Don Lazër Shantoja, edhe ai antizogist, një penë e shquar, që u bë më vonë viktimë e diktaturës komuniste, në një artikull të mahnitëshm, botuar në gazetën "Ora e Maleve", vë në dukje se midis deputetëve, Ahmet Zogun e vizitoi edhe Gurakuqi. Madje, si$ e donte zakoni, e uroi që shpëtoi nga vdekja.

Kjo ndodhte në janar të vitit 1924. Pa kaluar më shumë se 13 muaj, ishte Zogu ai që me një atentat i rrëmbeu jetën Gurakuqit në Bari. Nuk thonë kot romakët: "Mors tua - vita mea", pra, vdekja jote është jeta ime. Me fjalë të tjera: nuk më vrave, të vrava.
Vrasja e Gurakuqit ishte vazhdimi i eleminimit të kundërshtarëve politikë që Zogu e nisi, së pari me vrasjen e Avni Rustemit, në prill 1924, dhe vazhdoi më pas me vrasjen e Bajram Currit, në dhjetor të vitit 1925 dhe të Hasan Prishtinës në gusht të vitit 1933.

Po të kthehemi te vrasja e Gurakuqit.

Në dhjëtor të vitit 1924 pjesëtarë të qeverisë së dalë pas Kryengritjes së Qershorit të viti 1924, detyroheshin pas gjashtë muajsh të largoheshin për t'ia lënë drejtimin e vendit sërishmi Ahmet Zogut, që kthehej me ndihmën e forcave serbe dhe miratimin e Italisë së Musolinit, i cili sapo kishte ardhur në fuqi. Largoheshin nga Tirana, në Vlorë e që andej me një motovedëtë, për në Bari. Bashkë me qeveritarët, me Nolin, Vinjaun, me pjesëtarë të shoqërisë "Bashkimi" të krijuar nga Avni Rustemi, ishte edhe Gurakuqi. Tashmë ata ishin emigrantë.

Në një shkrim të botuar në gazetën "Xhoka", që botohej në Tiranë, Luigj Gurakuqi pati shkruar: "Vitet kalojnë e ne rendim mbas tyne tue iu i afrue vorrit përditë. Plaku i Arbënisë pushon prej kohe në gji të asaj Vlone kreshnike, që u ba për të dytën herë djepi i lirisë sonë. Shumë prej shokëve të tij janë zhdukë si Ai, prej faqes së dheut… Edhe Avni Rustemi sivjet po e kremton Ditën e Flamurit pranë Plakut të Arbënisë, në gji të Mamës së Lirisë sonë". Nuk e mendonte së disa muaj pasi botonte këtë artikull, ai do të pësonte fatin e Avni Rustemit.

 Xhaxhai im, Reshat Këllici, një ndër shokët më të ngushtë të Avni Rustemit, pjesëtar i shoqërisë "Bashkimi", ishte ndër ata që u ndodh në Bari pas kthmit të Zogut në fuqi. Ai ka shkruar një libër me kujtime, të titulluar "Me djemtë e "Bashkimit"", ku ka përshkruar shumë ngjarje që lidhen me ditët e qëndrimit të të arratisurvë në janar-shkurt-mars 1925 në prag të vrasjes së Luigj Gurakuqit në Bari. Me ndihmën e këtyre kujtimeve, të organeve të shtypit dhe librit të publicistit të njohur Pirro Tako, me titull "Luigj Gurakuqi", do të përshkruaj shkurtimisht tërë episodet që sollën vrasjen e këtij atdhetari të shquar.

"Nuk kaloi shumë kohë dhe emigrantët politikë u shpërndanë me shpresë që të gjenin punë. Grupi i madh, me Luigjin në krye, që ato ditë dukej tamam si baba i dhemshur i të gjithë atyre emigrantëve… i vajti pas këtij patrioti të madh dhe u vendos në Bari".

Kështu shkruan Reshat Këllici në librin tij "Me djemtë e "Bashkimit"". Ditët kur motovedeta "Molfeta" kishte lënë pas Vlorën dhe ishte ndalur në brigjet e Italisë së jugut, kishin mbetur pas, duke ruajtur refrenin e fjalëve të Nolit: "Gurakuq gabuam rëndë!", të shqiptuara kur anija po linte përgjthmonë Vlorën…

Dikur në vite e rinisë, Gurakuqi pati shkruar këtë poezi të dhimbshme:

"Tek ti m'fluturon mendimi, o shpiza ime, /kur vjen ma i thershëm malli me m'trazue, /Tek ti, ku nisa s'parit me jetue, /Ku cila sytë, ku leva e pata gzime…"

Ai së bashku me mërgimtarët këtë gjendje të rëndë shpirtërore po kalonte. E vërteta është se qeveria demokratike e Nolit, me masat probolshevike që kërkonte të zbatonte, nuk kishte marrë miratin e Fuqive të Mëdha, aq më tepër kur Noli nuk mundi të mbante zgjedhje të lira, që ishte kushti themelor që të njihej nga Lidhja e Kombeve. Dhe, kur ai deshi t'i bënte këto zgjedhje, në dhjetor të vitit 1924, qe shumë vonë. Zogu ia behu në kufi e që aty u sul në Tiranë. U justifikua para opinionit botëror se ishte detyruar të largohej nga posti i kryeministrit me dhunë. Kthehej në këtë post që e kishte fituar në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 1923, pavarësisht se ato ishin zhvilluar në një atmosferë shumë të ashpër dhe jo pa manipulime, (pak a shumë si zgjedhjet në Shqipërinë e viteve tona).

Në ditët e fundit të dhjetorit të vitit 1924, Noli dhe Gurakuqi shkuan në Romë, ku nisën bisedime me qeveritarët italianë lidhur me problemine e emigrantëve. "Në stacion kishin dalë për t'i përcjellë shumë prej tyre. Emigrantët tërë shpresat i kishin varur te "këta dy burra shteti që ne, të "Bashkimit", i kishim si dy profetë" - shkruan Reshat Këlli$i në librin e tij "Me djemtë...". faqe 130.
 Dhe në Romë rolet e tyre u ndanë. Noli nxitoi në Vjenë, kurse Gurakuqi u kthye në Bari. Atje do të priste se $farë do t'i njoftonte Noli në planet e reja për emigrantët.

Natyrisht, qeveria italiane u vu në pozitë nga dyndja e këtyre emigranëtve, aq më tepër që anëtarët e "Bashkimit", si$ kujtonte xhaxhai im, mbanin uniformë me shkronjën "B" në pjeën e majtë të gjoksit e kësisoj nga autoritetet e rendit publik dhe qytetarë barezë merreshin për …bolshevikë.

Megjithatë, sekretari i Ministrisië së Punëvë të Jashtnë të Italisë, Kontarini, kishte siguruar Gurakuqin "se hëpërhë mund të rrinin të qetë, por të mos merreshin me asnjë lloj propagande e agjitacioni".(P.Tako, "Luigj Gurakuqi", faqe 379).
> "Ndërkohë, gjendja ekonomike e emigrantëve po vështirësohej. Gurakuqi vraponte sa në Bari e në Brindizi, që të rregullonte problemet e tyre. Ata, duke përfshirë edhe vetë Gurakuqin filluan të hanin...një herë në ditë, sepse paratë po shterronin. Madje Gurakuqi la hotelin e nisi të flinte në një pension familiar, - kujton Reshat Këlli$i. - Filluan edhe grindje. Një pjesë, madje, donin të ktheshin në atdhe dhe atje të vijonin rezistencën". Ahmet Zogu, nga nga tjetër, ndiqte lëvizjet e Nolit, Gurakuqit dhe emigrantëve të tjerë. Ai e kuptonte se edhe jashtë atdheut ata do t'i kishte armiq të rrezikshëm. Noli vazhdonte të qëndronte në Vjenë, Gurakuqin e kishte më pranë, në Bari. Ndaj Zogu mori masa që ta zhdukte. Nuk ishte e rastit, si$ vazhdon në kujtimet e tij, Reshat Këllici, që midis emigrantëve nisi të shfaqej një njeri, që hiqej si i persekutuar nga Zogu.

Në fakt, ai ishte dërguar enkas prej tij që të vëzhgonte cdo hap të Gurakuqit dhe, në rastin më të parë, ta qëllonte për vdekje. Pastaj, sipas një plani të ndërtuar në detajijn më të vogël, të largohej, të humbte gjurmët e me një motobarkë të kthehej në Vlorë.

Për të realizuar qëllimin e tij gjakësor, Baltion Stamolla, me origjinë nga Veriu, hyri në marëdhenie me Çatin Saraçin, që ishte konsull i Zogut në Bari. "Ai i dha porositë e fundit dhe e këshilloi të tregohej gjakftohtë". (Pirro Tako,"Luigj…", faqe 381).

Zakonisht Gurakuqi, $do mbrëmje shkonte në kafenë "Kavur", të Barit, ku mblidheshin shumë emigarntë. "Për shkak të vështirësive ekonomike që po bëheshin gjithnjë e më të mëdha, -kujton Reshat Këlli$i,- ai së bashku me ne pinte vetëm një gotë caji në darkë e pastaj kthehej në pension. Rreth orës nëntë të mbrëmjes së datës 2 mars, Luigji la kafenenë dhe doli jashtë. Aty u dëgjuan tri të shtëna dhe ai u përmbys për tokë i mbytur në gjak. Shokët, që ishin na kafene, vrapuan ta ndihmonin. U gjend një karrocë që e shpuri në spital. Por qe vonë. Gurakuqi kishte dhënë shpirt".

Vrasja e Luigj Gurakuqit bëri bujë të madhe. Prefektura e Barit njoftoi menjëherë Ministrinë e Brendshme, e cila u lidh me Legatën Italiane në Durrës. Kështu, brenda disa orësh, ky lajm u përhap edhe në Shqipëri. Madje, më pas edhe në Evropë. Dhe kjo për shkak të jehonës së madhe që i dha shtypi italian.

"Për disa ditë rresht, -shkruan Piro Tako,- gazetat, ve$anërisht ato lokalet, botuan korrespondenca të gjata e me tituj të mëdhenj, që binin menjëherë në sy: "Vrasja e ish-ministrit shqiptar Gurakuqi", "Një tragjedi shqiptare në Bari", "Misteri i arratisjes së konsullit shqiptar në Bari pas vrasjes së ish-ministrit Gurakuqi", "Krim politik në Bari", "Nëpër gjurmët e krimit Gurakuqi", ishin disa nga titujt e gazetave të tilla si "Il Mesaxhero", "Tribuna", "Il xhornale d'Italia", "Il Matino", "Xhormale dele Pulie"… të datave 3,4 mars 1925, pas vrasjes së Gurakuqit"(P.Tako,"Luigj…", faqe 382).

Duke u nisur nga titujt, duhet thënë se pjesa më e madhe e shtypit italian e paraqitit këtë vrasje me ngjyra politike. Dhe, si e tillë, gjurmët e saj të shpinin në Tiranë. Qeveria italiane nuk mund të ndalonte shtypin të shprehte hapur opinionin e vet. Por, sic do të shohim më poshtë, ajo bëri $'është e mundur që këtyre gjurmëve t'u jepte një drejtim tjetër.

Eshtë e kuptueshme që kjo vrasje goditi shumë rëndë nënën e Luigjit, Lezen, "e cila do të vdiste pas pak kohe më foton e të birit nëpër duar." (P.Tako,"Luigj…",faqe 383). Por kjo vrasje mizore goditi edhe popullin shqiptar.

U detyrua të shkruante edhe shtypi. Organi gjysmëzyrtar "Independenca Shqiptare", u detyrua të jepte një lajm të shkurtër, në të cilin vinte në dukje se vrasësi ishte një njeri i degjeneruar, që tërë jetën e kishte kaluar nëpër burgje". (6 mars, 1925). Më tutje kjo gazetë theksonte thënie të konsullit Saraçi se: "…qeveria e Zogut ishte mjaft e fortë e as nëpër mend nuk mund t'i shkonte që të organizonte një krim kësodoret", (Po aty).

Natyrisht e vërteta ishte krejt ndryshe. Këtë e vertetojne pohimet e ish-ministrit të Zogut, Ceni bej Kryeziu, që në një intervistë gazetës jugosllanve "Novost", thoshte më mburrje: "Unë kam vra Zija Dibrën, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, për paqen tuej dhe tonën", ("Liria Kombëtare", Gjenevë, 16 shtator 1925).

> Atdhetarë të mëdhenj shprehën dhëmbjen e tyre të thellë për këtë humbje të madhe. "Vajtojmë tani ca më tepër humbjen e patrioitit të madh, luftëtarit kombëtar, Luigj Gurakuqi," -shkruante Mihal Grameno ("Koha",27 qershor 1925).
 Në një letër drejtuar konsullatës italiane në Shkodër protestohej ashpër për këtë vrasje dhe fajësohej edhe qeveria italiane që e kishte prerë në besë Gurakuqin, për t'i bërë qejfin Zogut. Kjo letër u cilësua nga organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme ne Tiranë si skandal, kurse vetë Zogu kërkoi që "kësaj $eshteje t'i jepej randësia e duhun e të filloheshin hetimet ma të imta e seroize", (P.Tako, "Luigj…"faqe 385).

Vec kësaj, qeveria zogiste bëri $'është e mundur që kufoma e Gurakuqit të mos kthehej e të varrosej në atdhe. Dhe kjo jo pa arsye. Dihej se $'ndodhi në prill të vitit 1924, në varrinin e Avni Rustemit në Vlorë, ku u grumbulluan mbi 10 mijë shqiptarë nga gjithë viset e atdheut e ku mbajtën fjalime historike Fan Noli, Halim Xhelo, Dom Lazër Shantoja, vetë Gurakuqi, në të cilat akuzonin drejtpërdrejt Zogun për vrasjen e Avniut. Dihej, gjithashtu, se kjo vrasje ishte sinjali i kryengritjes e qershorit të atij viti.
 Dhe Zogu nuk donte që të përsëritej e njejta histori edhe në varrimin e Guarkuqit në atdhe. Për këtë arsye, Ministria e Punëve të Brendshme refuzoi kërkesën e familjes së Gurakuqit që trupi i tij të sillej nga Italia dhe të varrosej në Shkodër, sepse "kundërshtarët në të tilla rasa e ceremonina mundohen të përfitojnë", (AQSH,dosje 74 dok.1, datë 4.3.1925).

Sipas studiusit Tako edhe Musolini, nga ana e tij, porosiste Legatën italiane në Durrës që të tregohej e kujdesshshme e të mos implikohej në këtë cështje që, sipas tij ndodhte në një $ast tepër delikat". (P.Tako,"Luigj..", faqe 385).
 Kështu varrimi i Gurakuqit u bë në Bari. Sipas kujtimeve të Reshat Këlli$it, në këtë varrim morën pjesë qindra njerëz, shokë, miq, bashkëluftëtarë të tij, arbëreshë, me kurora lulesh në duar. Arkivolin e mbanim me radhë shokë të tij të ngushtë, midis të cilëve Hilë Mosi, Niman Ferizi, Hasan Prishtina, që vite më pas, si$ shkruam më sipër, do të binte edhe ai viktimë e Zogut.

Në librin e tij me titull "Hasan Prishtina", studiusi, Ajet Haxhiu, duke përshkruar këtë varrim të dhimbshëm në fjalën e lamtumirës që mbajti, Prishtina, midis të tjerash tha: "Qoftë mallkue ajo dorë e ndyet që të vrau, e ndodhë që edhe prej nesh do të vriten. Por të siguroj se kurrë një forcë idealizmin nuk mundet me na shue e me na e pakësue. Një ditë do të vijë që monumentin tand do ta ngrehim në Shqipni… Sot po ulemi me nji respekt të madh përpara trupit tand e dikur do të ulemi para këtij monumenti", ("Hasan Prishtina", faqe 189-190).

Nuk do të zgjatemi në procesin gyqsor të zhvilluar më pas në Tiranë, që e nxori kriminelin të pafajshëm dhe viktimën, pra, Gurakuqin, antipatriot. Dhe kjo ishte e kuptueshme. Qeveria zogiste kishte lidhur marrëdhenie të ngushta me qeverinë e Musolinit, e cila, natyrisht, nuk ishte e interesuar që në këtë proces të dilte hapur, ashtu si$ ishte e vërteta, se kush kishte qenë organizatori i kësaj vrasjeje. Megjithaë, procesi shkaktoi indinjatë të thellë, aq sa pas dy vjetësh do të kujtohej me neveri edhe nga vetë gjyqtarët e tipit fashist.

Fundshkurti i vitit 1965. Ndodhem në Shkodër. Pas disa ditësh do të përurohet shtëpia muze e Luigj Gurakuqit, me rastin e 40-vjetorit të vrasjes. Dhe, befas, në sallën e madhe të kësaj shtëpie tipike shkodrane, futet një burrë i moshuar. Ai nxjerr nga një valixhe e madhe që mban ne duar, një xhaketë, një palë pantallona, një orë xhepi, një këmishë të përgjakur, një portofol… Të tërë  habiten. Janë rrobat e Luigj Gurakuqit që mbante në castet e vrasjes. I sjell miku i tij, Gjon (Lin) Kamsi. I ka mbajtur për 40 vjet të ruajtura në shtëpinë e tij. Tani ia dhuron shtëpisë muze. Në portofol ndodhen vetëm disa lira italiane. Dhe ishte ministër i fanancave të Shqipërisë, kur mund të kishtë marrë, para se të largohej, $'të donte nga arka e shtetit, që e kishte në dorë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat