Dakau, vendi ku humbën jetën mbi 10 milionë njerëz

Historia

Dakau, vendi ku humbën jetën mbi 10 milionë njerëz

Më: 29 prill 2022 Në ora: 07:17
Dakau

Më 29 prill 1945, njësi të Armatës së Tretë të Shteteve të Bashkuara, që komandohej nga gjenerali amerikan, George Patton, çliruan kampin famëkeq nazist të Dakaut, në afërsi të qytetit Mynih.

Amerikanët zbuluan rreth 30 mijë të burgosur të uritur e të sëmurë dhe kufoma të panumërta pas gardhit të telave me gjemba.

Më 1933 Dakau u bë kampi i parë i përqendrimit, i krijuar nga Qeveria e Gjermanisë naziste, për të mbajtur të burgosurit politikë. Më vonë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u bë një kamp pune prej skllevërish dhe një qendër kërkimesh shkencore ku mjekë nazistë kanë bërë eksperimente të frikshme me qindra të burgosur.

Dakau ishte një pjesë e rëndësishme e makinës shfarosëse naziste. Aty humbën jetën mbi 10 milionë njerëz, ndërmjet të cilëve 6 milionë hebrenj evropianë.

Vetëm mbërritja e trupave amerikane i pengoi nazistët që drejtonin Dakaun, të vrisnin të burgosurit e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat