Nga emërimi si drejtues në qytezën e Selenicës, e deri te njohja me vajzën e ëndrrave/ Si mbetën në pluhurin e harresës dorëshkrimet e historianit Neil Shehu

Historia

Nga emërimi si drejtues në qytezën e Selenicës, e deri te njohja me vajzën e ëndrrave/ Si mbetën në pluhurin e harresës dorëshkrimet e historianit Neil Shehu

Më: 2 maj 2022 Në ora: 12:00
Neil Shehu

Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj këtë të dielë u trajtua jeta dhe vepra e historianit Neil Shehu.

Në bregdetin perëndimor  të kufirit Adriatik-Jon, Gjiri i Vlorës rrethohet nga male e kodrina, ku si një ballkon mbi qytet shfaqet në një kodër 379 m mbi nivelin e detit me një kështjellë të hershme, Kanina.  Ndërtimi dhe funksionimi i saj daton nga shekulli i III para Krishtit. Por si qendër e mbrojtur, e  banuar në shekujt e parë pas

Krishtit III-IV. Në thëmëlet e saj ekzistojnë gurë ciklopikë  të periudhës pellazgjike, fakt që tregon qartë se ndërtimi i saj si  fortesë ka ndodhur në antikitetin e hershëm. Si pika ekstreme e Perandorisë  Bizantine  drejt Perëndimit. Qysh në fillimet e saj iu dha rëndësi e madhe fortifikimit, ku për këtë në shek  VI vjen vetë perandori Justinian në atë që ish kthyer në një qytezë-fortesë qysh në shek IV me një territor 3,6 hektar.Por etimologjia dhe  emri Kaninë  si një nga trevat më të hershme elitare të Ballkanit Perëndimor, përhumb nëpër mijvjeçarë e shekuj. Si pjesa më vitale e territorit të Kaonëve, shfaqen mundësitë e emrit “Thronion” (Pauzania), apo Kioninë, (Prokopi i Çezaresë), madje idea se pas rënies së Trojës dhe shtegëtimit drejt perëndimit po në këto territore, sjell emrat Oenea (qyteza e kodrinës) dhe Sinus (gjiri poshtë saj). Emri Kaninë shfaqet në burimet bizantine pas shekullit  X , ku tregohet si vëndbanim i krerëve Bizantinë. Më interesante shfaqen të dhënat për territoret pronësorë të Kaninës, ku në vitin  1691 studimi i detajuar i ish-territoreve veneciane  dërguar senatit të Venedikut  i  Alberghettit  evidenton se

 “Kanina shtrihet nga gjiri i Vlorës deri në Butrint”

Elementi religioz është më se domethënës në shekujt e Mesjetës së vonë,  pas shek XII ajo me orientim të Patriarkanës bëhet qendër jo vetëm për aplikimin e fesë së Krishterë ortodokse, por edhe përhapjes së saj, madje e një rëndësie të veçantë, ku spikatnin kishat e Shën Mërisë, Shën Netiaesë, Shën Parashqevisë edhe dy manastire, që përgatisnin misionarë religiozë vazhdimisht… Por pozicioni gjeografik i ekspozuar e ka bërë të famshëm Kaninën, i cili ka qënë historia e vetë luftrave e betejave epike, që invadorët e ndryshëm i kanë imponuar asaj. Shkaku kryesor që këtij vendbanimi të hershëm antik të shfaqeshin jo më si banorë të përkohshëm  por të përhershëm edhe krerë feudalë princër, duke bashkuar fatin e tyre me të Kaninës,  nën një rrezik të vazhdueshëm pushtimesh. Fortesa e Kaninës ndodhet mbi një mal shkëmb dhe ka trajtën e një trekëndëshi.

E.Celebi e përshkruan;

Përbrenda ka treqindë shtëpi qargjin të mbuluara me tjegulla. Brenda ka ndërtuar Sulltan Mehmeti një xhami që ka një minaret të bukur. Afer kësaj xhamije është pallati  i Gazi Sinan Pashës. Për Kaninën ndër kohëra kanë shkruar dhe kanë lënë punimet e tyre shkencore shumë profesor dhe historian të nderuar, ku mes të tjerash studimet e tyre Albanologjike  apo kërkimet shkencore janë të pakta në duart e lexuesit. Në  shtëpinë e një biri të Kaninës, Neil Shehu  që sot nuk jeton më por që paraardhësit e tij “Sheh” dhe “Bejler” lane  gjurmët e tyre në ndërtimin apo formimin e historis, gjendet një material i plotë, studimor e  shkencor i pa botuar dhe eksploruar kurrë më pare. Mes  dorëshkrimeve të tij gjenden përkthime të ndryshme duke nisur që nga historiku i mesjetës, lashtësisë dhe deri te ai i viteve të pasluftës. Në një dorëshkrim të përfunduar mbi “Periudhën e Mesjetës” lexojmë:” Në vitin 395 Perandoria Romake ndahet përfundimisht në dy pjesë, në Perandorinë Romake të Perëndimit dhe atë të lindjes,ose Perandorinë Bizantine. Kufiri midis dy perandorive  kalonte duke u nisur nga bregdeti  dalmacisë jugore”  Po ashtu shikojmë në një pjesë tjetër të dorshkrimeve të tij për shek VIII dhe të XV, nga Burime të Zgjedhura Për Historinë e Shqipërisë, vell II, fq 30 Nga diploma e perandorit  bizantin, Vasilit II drejtuar kryepeshkopit të Ohrit , Joanit,  viti 1019-të“Joanis të jetë Kryepeshkopi i Bullgarisë dhe të drejtohet prej tij çdo gjë që i përket Kryepeshkopatës” Neili ka qenë një lëvrues i palodhur i historisë, si studiues serioz që gjithmonë ka shprehur mendimin e tij për ngjarje të caktuara historike. Neili e nisi punën e tij që nga gjeneza ku në çdo  fillim dorëshkrimi ai përdorte citatin

“ Që të duash Atdheun duhet të njohësh historinë e tij”

Neili la te dorëshkrimet e tij edhe pemën gjeologjike të familjes duke i përshkruar brezat me rradhë deri te brezi i XII

“E tashmja është e lidhur me të kaluarën.Kush harron të kaluarën, humbet të ardhmen…

Neil Shehu lindi në 1 prill të vitit 1930 në Kaninë në një familje të madhe me baza patëriotike. Vitin e pare të shkollës fillore e filloin në Kaninë dhe e mbaroi në Klos të Mallakastrës, tek dajat e tij. Gjimnazin e kreu një pjesë në Kaninë dhe një pjesë në Vlorë në lagjen  “Muradie”në shkollën “Ismail Qemali” Një njeri me shumë autoritet për shkak edhe të kushteve të kohës, mungonte modestia, ashtu siç e shprehte vet Neili në dorëshkrimet e tij origjinale. Neili zotronte asaj kohe disa gjuhë të huaja gjë që e ndihmoi të përkthente dhjetra shkrime në gjuhën shqipe. Në 2 shkurt të 1950 Neili shkon për studime  në shkollën e Bashkuar “Enver Hoxha” Tiranë, këtë ngjarje Neili e përshkruante tek ditari i shënimeve të tij” Se ndihej shumë krenar për këtë profesion, pasi ishte një arsye më shumë për ti shërbyer atdheut me devotshmëri”

Ai ka rrëfyer në shënimet e tij se disiplina, organizimi dhe gadishmëria ishin elementët kryesor në përditshmëri.Aty Neili studionte edhe për kursin 2 vjeçar politik… Aty u njohë edhe me shumë vepra shkencore për të cilat ka folur me detaje.

30 Prilli i vitit 1956 Neili merr urdhërin e lirimit, ai e përdhkruan këtë moment si një çast të trisht, pasi sipas tij është më mirë për ti shërbyer atdheut si një oficer sesa një punonjës në jetë civile.Neili çdo gjë e lidhte me atdheun…

16 shtatori i vitit 1957 ishte një ngjarje e madhe, pikërisht në këtë datë u bë inagurimi i universitetit shtetëror i Tiranës.Edhe këtë ngjarje Neili e ka përmendur tek shënimet e ditarit të tij… foto ditari.

Shtator 1961 Neili filloi punë në Selenicë në fushën e arsimit. Ai e përshkruan këtë ditë me shumë emocion.

“Sot filloj për herë të parë detyrën në fushën e arsimit,prej 15 ditësh punë mund ta fillojmë vitin e ri shkollor mbarë”

“Çupë si ty kur unë do të shoh?

Vallë kur të vij e bukura pranverë!

Me qeshjen gazmore

A do të bashkohemi ndonjëherë!?….

“Ishte data 23 shtator 1962 në kafen “Lulzimi”  në Vlorë lamë një vend që të shikonim njëri tjetrin, kjo u bë për justifikim ndaj familjarëve . Ajo ishte një vajzë e bukur me flokët e  zeza dhe sytë e zinj, quhej Fatbardha, kjo ishte dita që mora pëlqimin e saj. Dhe kështu mes ditësh erdhi data  1 nëntor, kjo ishte dita më e bukur e jetës pasi unë dhe Bardha shpallëm fejesën.

“Hyra në derë me gjakë të ngrirë, më përshkroi një e rrëngjethur dhe një çast më zbriti një zjarr në fytyrë. U ndjeva i lirshëm vetëm kur vëllai i Bardhës më zgjati dorën dhe më tha Urime Neil,,, foto të çiftit..

“Si të vegjël përgëdhelnim njëri tjetrin, filluam të ngjisim rrugën e përpjetë.Koha ishte e vrenjtur, binte një ves shi, të dy skishim ambrellë, kemi vetëm kupën e qiellit dhe dashurinë që na ka mbështjellë të dy”

Në 31 gusht të vitit 1964 Neili emërohet drejtor i “Muzeut Historik të Vlorës” detyrë të cilën e priti mjaft mire pasi ishte tepër i pasionuar pas studimit të historisë, pasi që nga viti 1957 ai kishte grumbulluar matëriale historike. Kushtet në muze ishin më të favorshme për të studiuar dhe Neili pothuajse çdo sekondë të kohës nuk e shpërdoronte.Por 15  nëntori i vitit 1964 ishte sërish një nga momentet më të bukura pasi Neili dhe Fatbardha kurorzuan dashurinë e tyre në martesë.Një dasëm e madhe, tradicionale në lagjen “Vrenez” ashtu siç i kishte hije një djali Vlonjat, çapkën edhe intelektual . Mes këngës tradicionale dhe bisedave me karakter humoristik kaloi ky çast i rëndësishëm që do të përshkonte gjithë jetēn e kësaj familje të re. Së bashku nisën të ndërtonin një jetë të bukur edhe pse mes kohës së papërshtatshme për natyrën dhe intelektin që i karakterizonte. Fatbardha kujton sikur në ditën e pare të njohjes me të momentet kur Neili tentonte mes ndjenjës së dashurisë ti rrëmbente një puthje.. Ajo një vajzë vlonjate rritur në sheshin e Flamurit, e ai një djal çapkën i lindur dhe rritur në Kaninë, të dy asaj kohe nënpunës dhe mjaft të dashuruar me njëri tjetrin…

Neili gjente gjithmonë kohë të linte shënimet në ditarët e tij që ishin të pafund, për çdo moment të rëndësishëm për ti pasur në dorë sot pas vdekjes së tij fëmijët e fëmijëve  duke u krenuar. Një moment delikat është përshkruar në vitin 1967 kur fill pas një fjalimi të Enver Hoxhës, i gjithë populli u ngrit në këmbë kundër fesë.Menjëherë filloi lëvizja e madhe kundër fesë, paragjykimeve fetare dhe zakoneve prapanike. Asaj kohe në qytetin e Vlorës, rinia u ngritë e tërë në këmbë për shembjen e kishave dhe xhamive, jo shembje ndërtesash por shembje bestytnie, pasi ndërtesat e kishave dhe xhamive u kthyen në shtëpi kulture, në depo e magazina të ndryshme sipas nevojës që paraqiti koha.Në 8 mars të 1967 u krijua një shtab drejtmi i lëvizjes kunďër fesë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat