​Rrethimi i parë i Krujës dhe krijimi i një imazhi antiosman

Historia

​Rrethimi i parë i Krujës dhe krijimi i një imazhi antiosman

Më: 14 maj 2022 Në ora: 08:44
​Rrethimi i parë i Krujës dhe krijimi i një imazhi antiosman

Më 14 maj 1450, ndodhi rrethimi i parë i qytetit të Krujës nga forcat osmane të drejtuara prej Muratit të II-të. Një ushtri Osmane prej rreth 100.000 trupash ishin caktuar që të rrethojnë Krujën.

Përshkrimin më pranë realitetit të kësaj ngjarjeje epokale për historinë e Arbërisë, e gjejmë në veprën e priftit humanist, Marin Barleti.

Mbrojtja e Krujës për shumë studiues do të krijonte edhe një imazh antiosman të suksesshëm, pasi mbarte domethënien se forca perandorake mund të thyhej nëse strategu ishte i duhuri dhe bujarët mblidheshin tok me njëri-tjetrin.

Kruja do të bëhej pjesë e shumë ekspeditave osmane pa rezultat dhe vetëm pas vdekjes së heroit tonë legjendar Gjergj Kastriot Skënderbeu, ajo do të humbiste madhështinë.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë paraqet një pamje panoramike e qytetit të Krujës me kështjellën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat