Koha e Gjergj Kastriotit zgjon kujtime të pashlyera në zemrat tona

Historia

Koha e Gjergj Kastriotit zgjon kujtime të pashlyera në zemrat tona

Nga: Gjon Keka Më: 18 maj 2022 Në ora: 09:09
Gjergj Kastrioti

Harresa ndaj njerëzve të mëdhenjë, aq më tepër ndaj heronjëve jo vetëm kombëtar por ndërkombëtar europian si Gjergj Kastrioti do të ishte mallkimi më i madh që një popull e komb i bënë vetës së tij. Popujt apo kombet që i kanë mohuar ,njollosur e harruar heronjt apo figurat themeltare të tyre kanë mbetur pa atdhe ,pa liri, pa nder ,pa dinjitet dhe pa vlera.

Prandaj ,ata që i respektojn dhe i mbajnë në zemër heronjtë, figurat mbikohore dhe themeltare sikur që ishte vizionari e strategu dhe mbrojtësi i qenjes sonë identitare kombëtare europiane dhe i civilizimit të përbashkët europian e mbajnë ndezur dritën e lirisë ,dhe të së mirës së përgjithshme të kombit të tyre, e mbajnë veten në rrënjët e tyre dhe identitetin e tyre dhe e din se cila është e ardhmja e tyre.

Në një intervistë të shkurtër për Reichspost, të vitit 1913 ,kështu shprehet kleriku arbëror Luigj Bumçi:

“Sa shpesh kam qëndruar pranë varrit të Skënderbeut në Lezhë, sa e ka dëshiruar shpirti im ringritjen e Shqipërisë, të cilën ai e kishte vënë nën skeptrin e tij katër shekuj e gjysmë më parë, pas vitesh betejash të vështira, por heroike dhe fitimtare me ushtritë e tmerrshme të sulltanët otoman.

Një kohë e mrekullueshme që zgjon kujtime të pashlyeshme në zemrat tona...“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat