Personalitetet arbërore dhe emri i vërtetë i Rrafshit të Dukagjinit hedhin poshtë kuptimin gjeografik “Metohia” të vënë nga serbët pas vitit 1945...

Historia

Personalitetet arbërore dhe emri i vërtetë i Rrafshit të Dukagjinit hedhin poshtë kuptimin gjeografik “Metohia” të vënë nga serbët pas vitit 1945...

Nga: Sami ARIFI Më: 22 qershor 2022 Në ora: 16:08
Sami Arifi

Nahija e Pejës u ngushtua në kuptimin gjeografik atëherë kur pushoi së ekzistuari Sanxhaku i Dukagjinit pas vitit 1783, por, Peja si qendër hyri në kuadër të Sanxhakut të Prizrenit me përfshirjen e njësive të reja administrative osmane, prandaj qyteti i Pejës hyri në kuadrin e vilajetit të Kosovës...

-Meqë shumica e popullatës së etnive të ndryshme në këtë pjesë ishin ortodoks, prandaj kisha zotëronte, jo vetëm këtë pjesë të Kosovës, por Serbinë, një pjesë të Greqisë (Hilandari), të dhe të Malit të Zi e të tjera...

-Nga të gjitha burimet historike të njohura mund të themi me plotë gojën se territori i Pejës, i Gjakovës dhe i Prizrenit të sotëm nuk ka pasur asnjëherë deri në vitin 1945 kuptim gjeografik Metohia, nga në shek. XV e tutje deri në vitin 1945 ka ruajtur konceptin gjeografik Rrafshi i Dukagjinit...thjeshtë Dukagjin...

-Nga qendrat e njohura universitare dolën shumë arbërorë nga: Bolonja, Padova, Parisi, Roma e të tjera, prandaj përmes tyre u bë e mundur që idetë progresive të humanistëve të bartën tek popullata arbërore, ku, në mesin e tyre pati filozofë, historianë, mjekë, artistë, letrarë dhe teologë të cilët kishin bërë emër në tërë Evropën si: Marin Segoni, nga Novobërda shek. XV, urologu Milo nga Prizreni shek. XIV, Valerian Novobërdasi, Gjon Vaji nga Novobërda, Gjon Injaci nga Novobërda e të tjerë...

-Shumë qytete të arbërorëve morën hovë në zhvillim ekonomik e kulturor në saje të këtyre dietarëve që morën dijeni në qendra të ndryshme evropiane, prandaj këta dietarë arbërorë u përpoqën edhe për përhapjen e arsimit shqip siç ishin: Gjon Buzuku, Pal Hasi nga Kosova e Hasit, i cili në veprën e tij që bëri, qe frymëzuar nga Pjetër Budi në vitin1599, si më vonë autorët tjerë të hershëm të Kosovës edhe Pjetër Bogdani, Andrea Bogdani, Lekë Bogdani të cilët vazhduan traditën e shqipës së Buzukut e të Budit që ishin nga trevat e Rrafshit të Dukagjinit. Pasi kreu studimet në Itali dietari shqiptar, Pjetër Mazreku, rreth vitit 1665, ai erdhi në Janjevë dhe iu përvesh mësimit në shkollën shqipe të Janjevës...

-Ndërrimet e emrave ishin ndërsemë nga pushtuesit, e sidomos pushtuesëve serb, për t’i humbur gjurmët e lashtësisë autoktone të pellazgo-iliro-arbërore-shqiptarëve në territoret e e tyte me shekuj...

-

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat