1913 / Kur gazeta franceze botonte një fotografi të rrallë të anëtarëve kryesorë të kongresit shqiptar të Triestes

Historia

1913 / Kur gazeta franceze botonte një fotografi të rrallë të anëtarëve kryesorë të kongresit shqiptar të Triestes

Nga: Aurenc Bebja Më: 10 gusht 2022 Në ora: 09:32
Burimi : Gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Excelsior” ka botuar, të entjen e 6 marsit 1913, në faqen n°2, një fotografi të rrallë të anëtarëve kryesorë të Kongresit shqiptar të Triestes, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Dje thamë se Kongresi shqiptar përfundoi në Trieste. Këtu janë disa nga anëtarët kryesorë :

Image
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

1. Z. Dervish Hima, gazetar shqiptar, i cili prej vitesh në Vjenë mbron pavarësinë e vendit të tij.

2. Z. Mark Kakarriqi, nga komiteti organizativ, kryetar i rrethit franko-shqiptar të Triestes.

3. Z. Faik Bej Konica, Kryetar i Kongresit.

4. Z. Shtjefën Curani, Kryetar i Komitetit Organizativ.

5. Z. Fan Noli, prift ortodoks.

6. Z. Hilë Mosi.

7. Z. Masar bej Toptani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat