Fotografi historike: Kurorëzimi i Mbretit dhe Mbretëreshës së Shqipërisë më 1939

Historia

Fotografi historike: Kurorëzimi i Mbretit dhe Mbretëreshës së Shqipërisë më 1939

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 12:48
Mbreti dhe Mbretëresha e Shqipërisë

“Historic Photographs”, një faqe shumë e ndjekur ndërkombëtare në Facebook, ka zgjedhur që sot ta publikojë një fotografi nga ceremonia e kurorëzimit të Viktor Emmanuelit III dhe Elenës si mbret dhe mbretëreshë të Shqipërisë.

“Mbreti Viktor Emmanuel III dhe Mbretëresha Elena gjatë ceremonisë së kurorëzimit të tyre si Mbret dhe Mbretëreshë e Shqipërisë, Pallati Kuirinal, Romë, 1939”, shkruhet në përshkrimin e fotografisë.

Princesha Elena e Malit të Zi, ose e njohur si Mbretëresha Elena e Italisë ishte e bija e Mbretit Nikollë të Malit të Zi dhe gruas e tij, Milena Vukotiq. Ajo ishte bashkëshortia e Victor Emmanuelit III të Italisë dhe Mbretëresha e Italisë nga viti 1900 deri në vitin 1946, si dhe dhe Mbretëresha e Shqipërisë nga 1939 deri më 1943.

Victor Emmanueli III, ndërkaq, ishte mbreti i fundit i Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat