Imazhe të panjohura të epokës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Historia

Imazhe të panjohura të epokës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Nga: Gjon Keka Më: 28 maj 2023 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Fakti që është shkruar dhe pasqyruar edhe në imazhe apo portrete, gravura etj, figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, dhe epokës së tij tregon ndikimin që ai ka patur në popujt e europës dhe botës, sidomos tek piktorët ,shkrimtarët,historianët,artistët tjerë e poetët etj.

Edhe këto imazhe të rralla që po i paraqes këtu pasqyrojn pikërishtë figurën e këtij mbreti e arbërori të madh që la gjurmë jo vetëm tek kombet e popujt e kontinentit europian dhe botës në përgjithësi.Por ,ai në fakt la gjurmë edhe në mendjen dhe shpritin e shumë krijuesve ,studiueseve e fushave të ndryshme te artit e shkencës.

Imazhet e bashkëngjitura i kam gjetë në një vepër (C.M.,P.d.U.,1841) dhe sikur shihet edhe nën imazhet me përshkrimin e saj.Kjo tregon se ndikimi i një mendjeje të vetme të madhe sikur kjo e kryezotit tonë arbëror Gjergj Kastriotit në pasuritë kombëtare, ilustrohet mirë në rastin e arbërorëve të tij në atë kohë ,por jo vetëm në atë kojhë edhe sot. Sapo Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq, shkathtësia, trimëria,fitoret e bekimet e tyre u larguan.

Image
Foto ilustrim

Gjergj Kastrioti ishte mbret dhe sipas një vepre të vitit 1853 shkruan kështu :“...me mbretin Gjergj Kastrioti zotin e Krujës qytet kryesor i Ilirikut.”

Me të drejtë në kronika te ndryshme europiane thuhet se ai ishte i vetmi që i lartësoi vlerat e kombit dhe arbërorëve të tij, madje edhe sot ai na lartëson jo vetëm si arbëror,por edhe si komb, pasi njihet si mbrojtës jo vetëm i Arbërisë, por i civilizimit të përbashkët europian.

Prandaj, kushdo që ka gjakun arbëror apo shqiptar mburret dhe frymëzohet kur e din se është pasardhës i Gjergj Kastriotit.[Gjon Keka]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat