10 shtator 1897 - Një shofer taksie 25-vjeçar nga Londra i quajtur George Smith u bë personi i parë i në botë, i arrestuar për ngarje makine në gjendje të dehur pasi përplasi taksinë e tij në një godinë. Smith më vonë deklarohet fajtor dhe u gjobit me 25 shilinga.
10 shtator 1924 - Kryeministri shqiptar Fan Noli i drejtohet Asamblesë së pestë të Lidhjes së Kombeve me një fjalim ku kërkon hua financiare dhe ndihma ekonomike për rimëkëmbjen vendit. Por kërkesa e Nolit nuk u pranua.
10 shtator 1946 - Ndërsa po udhëtonte me tren në Darjeeling të Indisë, murgesha e re dëgjoi thirrjen: “Ik nga manastiri, shko jeto mes të varfërve t’i ndihmosh ata!” Murgesha do të bëhej e njohur si Nënë Tereza. Thirrja ishte e Zotit.
10 shtator 1956 - Një grup prej 60 barinjsh nga Shqipëria, me rreth 1 mijë bagëti, kalon kufirin dhe kërko strehim politik në Greqi. Barinjtë u thanë autoriteteve greke se e kaluan kufirin pasi kishin “neutralizuar” rojet e postës kufitare. Ata u lejuan të ngrinin kampin e tyre në një fushë pranë Konicës.
10 shtator 1960 - Në Lojërat Olimpike në Romë, Abebe Bikila bëhet i pari afrikan nga nën-Sahara që merr medalje të artë. Ai fitoi Maratonën duke vrapuar zbathur gjatë gjithë garës.
10 shtator 1967 - Populli i Gjibraltarit votoi të mbetej nën varësinë britanike duke refuzuar të bëhej pjesë e Spanjës.
10 shtator 1977 - Hamida Djandoubi, i dënuar për torturë dhe vrasje, është personi i fundit që ekzekutohet me gijotinë në Francë.
10 shtator 2002 - Zvicra, vend tradicionalisht neutral, bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.
10 shtator 2003 - Anna Lindh, ministre e Jashtme e Suedisë, qëllohet me thikë ndërsa ishte duke bërë pazarin. Ajo vdiq të nesërmen.
10 shtator 2008 - Eksperimenti më i madh shkencor në histori, LHC (Large Hadron Collider) fillon në laboratorin CERN afër Gjenevës, Zvicër.