Viti 1993: Kur policët e shpëtojnë Arkanin pas ndeshjes Novi Pazar – Prishtina

Historia

Viti 1993: Kur policët e shpëtojnë Arkanin pas ndeshjes Novi Pazar – Prishtina

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 00:01
Arkan

Në vitin 1993 është regjistruar një nga skandalet më të mëdha në futbollin serb, pjesë e së cilit ishin edhe ekipet kosovare.

Kurir ka risjellë pamje të një ndeshje të ligës së dytë, mes Novi Pazarit dhe Prishtinës.

Në këtë ndeshje është regjistruar një nga skandalet më të mëdha në futboll, shkruan Kurir, përcjell Lajmi.

Ishte krimineli serb, Zeljko Raznatovic Arkan, që është sulmuar nga tifozët e Novi Pazarit pas ndeshjes, dhe më së keqes i ka shpëtuar vetëm pas intervenimit të forcave të shumta policore.

Kujtojmë se këtë kohë pas largimit të dhunshëm të shqiptarëve Prishtina kishte rënë në duart e Arkanit, i cili edhe cilësohej president i skuadrës prishtinase nga serbët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat