Skenderbeu jeton dhe Sot

Historia

Skenderbeu jeton dhe Sot

Skender Jashari Nga Skender Jashari Më 17 janar 2017 Në ora: 15:13
Skenderbeu

Si sot,  më 17 janar 1468 në Lezhë, në moshën 63 vjeçare, kaloi në  amshim, por për të mos  vdekur kurrë, në  Shpirtin dhe Zemrën e Kombit tonë, por dhe të mbarë  njerëzimit liridashës!

Janë bë 549 vite më parë, që mbetëm pa: Shqiptarin e Vërtetë, Burrështetasin, Komandantin, Diplomatin, Profetin dhe Shenjtin më të madh  Shqiptarë.

Gjergj Kastrioti, u bë Shembulli i luftëtarit më të mirë që ka njohur njerëzimi.

Edhe sot, për ne Shqiptarët, mbetet figura më e Shenjtë, që si fëmijë rritemi me  kujtimin e tij, jetojmë dhe duam ta ndjekim Rrugën e tij-Bashkimin e Atdheut. Gjergj Kastrioti realizoi bashkimin e parë të shqiptarëve në  Lidhjen e Lezhës, guri i parë drejt krijimit të Shtetit të Pavarur.

Ushtarët  osman  eshtrat  e tij i bënë “hajmali”( për t’i sjell fat në luftë), sipas ushtarve osman, derisa luftonte ai( Gjergj Kastrioti), kishte  aftësinë  e  Bilokacionit( në dy vende në të njejtën kohë)-asgjë nga Shpata e tij nuk i shpëtonte!

Bota perëndimore e  personifikoi që në kohën sa ishte  gjallë, si penguesin kryesor që Perandoria Osmane të mos  arrijë të hyjë në Europë, si dhe si modelin e  të Krishterit  shembull për të  rezistu  pushtimit Osman-islam!

[Image result for pervjetori i vdekjes se Gjergj Kastriotit Skenderbeut]

Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, i lindur më 6 maj 1405, që u mor peng nga pushtuesi osman, që në moshë 6,  9, 11, 19 vjeçare etj( sipas burimeve të ndryshme  historike, ndryshojnë dhe  datat), duke  mbaru shkollimin ushtarak, përmes së  cilës  arriti deri në hierarki të larta  ushtarake Osmane, duke u dallu  gjithëherë  nëpër  fushëbeteja!

Gjergj Kastrioti, shërbeu në  Perandorinë  Osmane në  vitet  1423 deri kur më 3 nëntor 1443, ku nga  beteja  e Nishit, u kthy me 300 kalorës Shqiptarë, për  t’i shërby Atdheut tone- e për t’a bë Shqipërinë e Bashkuar!  Skenderbeu, gëzoi  titullin e Zotit të  Shqipërisë, Mbret i Shqipërisë dhe Maqedonisë, Epirit etj e deri edhe si Atlet i Krishtit dhe jo vetëm kaq! Derisa në vitin 1463, u kurorëzu si Komandanti Suprem i Kryqëzatës Anti-osmane, të cilën e  emëroi Papa Piu II, por që kjo aleancë nuk qe jetëgjatë!

 Lugina e Preshevës, me krenari kujton që Mbreti ynë, Burrështetasi ynë, Komandanti ynë, Profeti dhe Shenjti ynë, kaloi nëpër këtë pjesë të Trollit Arbëror!

Me kthimin e  tij,  duke  marr  kështjellat e  Krujës, pastaj edhe të  Sopotnicës-“Svetigradit” dhe  Modricës, e  në  vazhdimsi duke  mbrojtur   suksesshëm gjitha  trojet  Shqiptare, madje edhe  më gjerë, duke  i ardhur në  ndihmë, si aleat edhe  princit Huniad, Venedikut, Papatit, Napolit etj, në luftë  si kundër  Perandorisë  Osmane ashtu dhe  kundër  armiqëve të aleatëve!

Gjergj Kastrioti më 2 mars 1444 në Lezhë,  bashkoi  fiset  Shqiptare, të njohur si  Besëlidhja e Lezhës[1]- që edhe në ditët  e sotme mbetet  inspirim për ne Shqiptarët dhe Bashkimin e Shqipërisë!

Për 25 vjet, nga  1443-1468, luftoi  duke komandu ushtrinë  e Lavdishme  Shqiptare që nuk kishte kurrë mbi 10.000 ushtar të rregullt, e veçmas  Gardën e tij deri në 5000 mijë ushtar( që për kohën e tërë bota i admironte për  përgatitjen dhe  profesionalizmin e tyre), duke  fitu kundër ushtrive osmane që  varionin në numër nga 100.000 deri në 250.000 ushtar, pos saj edhe të  furnizuar  me armë dhe paisje të  kohës.[2]

Duke fillu nga beteja  e  parë  e Torviollit më 29 qershor 1444( ku disa mijra ushtar osman u vranë), të pasuar nga  Betejat tjera të  lavdishme si: Beteja e Parë e Mokrës, Beteja e Otonetës, Beteja e Parë e Oranikut, Beteja e “Svetigradit”, Rrethimi i Parë i Krujës, Beteja e Modricës, Beteja e Parë e Meçadit, Beteja e Pollogut, Rrethimi i Beratit, Beteja e Dytë e Oranikut, Beteja e  Albulenës, Beteja e Dytë e Mokrës, Ekspedita nëpër Maqedoni e më gjerë, Beteja e Ohrit, Beteja e Parë e Vaikalit, Beteja e Dytë e Meçadit, Beteja e Dytë e Vaikalit, Beteja e Kasharit, Rrethimi i Dytë i Krujës, Rrethimi i Tretë i Krujës, por edhe misionet  ushtarake  në  Napoli, Lufta kundër Venedikut, por edhe  nëpër vende të tjera të Ballkanit( në ndihmë të Huniadit, kundër sllavëve-Serbisë etj).

Pra Shqiptarët në  kohën  e Lavdishme, të Gjergj Kastriotit, arritën të luftonin :

Kundër superfuqisë së kohës Perandorinë Osmane, që çdo kë tjetër  e kishte  mposhtur-por jo Shqipërinë;

Kundër Venedikut, po ashtu një  fuqi e madhe e kohës, madje paralelisht i fitoi betejat si kundër  Venedikasve dhe Osmanve;

Luftimet  në  Napoli, kundër armiqëve të aleatit të tij;

Luftoi kundër sllavëve( Serbisë, që nuk ekzistonte si  nacionalitet i ndarë!).

Vlen  të theksohet që sulltani i cili mposhti tërë Europën,  duke   pushtu  Konstantinopojën në maj 1453, u gjunjëzu në  pushtimin e Trojeve Shqiptare, njejtë po ashtu edhe sulltani Mehmeti II përgatitej për të  kalu  Otrantin për të zbarku në Itali, për t’a bë Vatikanin seli të Islamit dhe të tij( si  i pari i Fesë Islame), dështoi edhe në  Rrethimin e II të Krujës-e që Europa shpëtoi nga  Lufta  Heroike  e Kombit Shqiptarë!

Asnjë Shqiptarë dhe Luftëtarë Shqiptarë kurrë nuk  e harroi  këtë Simbol që Identifikon  Kombin, Atdheun tonë- gjithëmonë  do na prijë  Gjergj Kastrioti, si në Paqe e si në Luftë!

Pas kalimit në  amshim të Gjergj Kastriotit, Luftarët  Shqiptarë, mbetën jetim, pa krahun  e  atij që fitonte çdo betejë- por  vazhduan ende  rrugën  e tij! Masivisht ikën për  në Italinë Jugore, Venedik etj, prej nga edhe sot kemi vllezërit tonë  Arbreshë!

Më vitin 1474,  sulltan Mehmeti II, rrethoi Krujën, Shkodrën, por dështoi, sepse  Luftarët  Shqiptarë, ishin  shembullorët më të mirë të  figurës së Gjergj Kastriotit. Pas  dy  vitesh, 1476 sërish i kthehet  Perandoria Osmane  Trojeve tona. Edhe Venediku ndihmoi  Shqiptarët,  sa që u kriju më 1477 një ushtri  e përbashkët  Shqiptaro-venedikase, që e sulmuan  ushtrin Osmane, duke i shkaktu dëme të mëdha, mirëpo të dhënë  pas  plaçkës së luftës( siç duket gabimi taktik i  komandimit), bëri që  të riorganizohen trupat  osmane dhe të  korrnin  fitore  nga  humbja  e tyre![3] Ndërsa në pranverën  e vitit 1478, trupa të  freskëta osmane vërshuan mbi tokat  Shqiptare, ku më 14 maj  rrethuan  Shkodrën, e që u përforcuan në  vazhdimsi me trupa të  reja të  ardhura nga  Stambolli( erdhi edhe sulltan Mehmeti II) por edhe  bejler të tjerë  të Rumelisë( Ballkanit)! Më 16 qershor 1478, pra pas dy vite rrethimi, Luftarët  Shqiptarë të  Kështjellës së Krujës, mbetën  pa ushqime, gjë që u detyruan të  dorëzoheshin, me kusht të largoheshin të lirë nga  vendi![4] Osmanët nuk e  mbajtën fjalën, pos  venecianve, të  gjithë  Shqiptarët u vranë, derisa fëmijët dhe gratë e  tyre u bënë skllevër.[5]

Vazhdoi rrethimi i Shkodrës, e cila goditej me 10 topa të rëndë,[6] që për një muaj  vazhdimisht kanë  shkrepur projektil mbi muret e Kështjellës, duke mos theksu edhe  tërë  armatimin  e rëndë të topave, katapultave, bombardave etj etj, që përdorën ushtritë osmane, Luftarët  Shqiptarë jo vetëm të  Shkodrës por edhe të  rrethinave, luftonin trup me trup- duke shembëlly figurën  e Gjergj Kastriotit. Perandoria Osmane, për t’a  mposht Rozafën, përdori taktikën  e ndërprerjes së çdo furnizimi me ushqim dhe ujë të saj,  arriti të pushtoj pa rezistencën  Kështjellën e Zhabjakut, zotërues i së cilës ishte Gjon Gjurashi( Cërnojeviqi).[7] Më 25 janar 1479, me  marrëveshjen  Venedik-Stamboll, Shkodra kalonte  në  duart  e  këtyre të fundit, kurse  më 25 prill ushtritë  osmane hynë  në Shkodër.[8]

Në çdo luftë, Shembëlltyra e Gjergj Kastriotit n’a priu në Paqe dhe Jetë, por edhe në Luftë.

Nën robërinë 550 vjeçare të Perandorisë Osmane, pas së cilës Shqiptarët  formuam  Shtetin Amë, në 550 vjetorin e Amshimit të  Gjergj Kastriotit, uroj që të  Çlirohemi Shpirtërisht nga  robëria Osmane, të sjellur nga  feja e këtij pushtuesi- siç edhe Gjergj Kastrioti dëshmoi, mbi çdo gjë, pozitë, pagesë, fe, kishte  Atdheun! Derisa ishim dhe jemi në disa pjesë të Trojeve tona, nën robërin e  Osmanve, e sllavëve( Serbë, Maqedonas, Malazias, Grek), dhe nën  robërinë  e Shpirtit të Lirë e të Shenjtë  të Shqiptarve, nuk  patëm shtet, e nuk patëm gjë!

E bekuar qoftë  Shqipëria( me gjitha  trojet  tona)!

[1]  Akademia Shqiptare e Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar, Tiranw,Toena, 2002, faqe 348 dhe 370;

[2]  Norman Housley, The Later Crusades 1274-1580:from Lyons to Alcazar, Oxford University press, p.90

[3]Akademia Shqiptare e Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar, Tiranw,Toena, 2002, faqe 411;

[4] Po aty faqe 411-412;

[5] Po aty faqe 412;

[6] Po aty faqe 412;

[7] Po aty faqe 412;

[8] Po aty faqe 413;

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat