Intervista e parë e Ibrahim Rugovës më 1989: France 3: Vetëm një shqiptar i Kosovës pranoi rrezikun për të folur me ne

Historia

Intervista e parë e Ibrahim Rugovës më 1989: France 3: Vetëm një shqiptar i Kosovës pranoi rrezikun për të folur me ne

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 21:46
Ibrahim Rugova

Fmimages për herë të parë publikon intervistën e parë të pesidentit Ibrahim Rugova, dhënë për kanalin FRANCE 3 në prill të vitit 1989. Kur askush nuk merrte guximin për të folur për represionin serb në Kosovë, gazetari francez thotë: Vetëm një shqiptar i Kosovës pranoi rrezikun për të folur me ne, dhe ai ishte Ibrahim Rugova.

Ibrahim Rugova: “Mund t’ju them se është shumë e vështirë, sepse ekziston gjithashtu një shtypje psikologjike, një atmosferë arrestimesh. Edhe unë vetë personalisht nuk ndihem i sigurtë. Unë jam për një autonomi më të madhe. Ata na thonë për shembull se ju nuk keni të drejtën për të patur një republikë, sepse tashmë ekziston një shtet kombëtar shqiptar dhe nuk ka pse të ketë dy shtete shqiptarë, e të tjera, çka për mua janë arsye banale.”

Gazetari francez: A dëshironi të jetoni në Shqipëri?

Rugova: Jo, sepse unë kam lindur në Kosovë, jam autokton këtu dhe do të jetoj këtu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat