Lufta e Vietnamit, në vetëm katër pyetje-përgjigje

Historia

Lufta e Vietnamit, në vetëm katër pyetje-përgjigje

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 18:21
Lufta e Vietnamit

PSE SHPERTHEU?

Interesat amerikane në Vietnam shkonin pas një dekadë në kohë, para se Presidenti Johnson të dërgonte trupa. Ngjitja e komunistëve në Vietnamin verior, të udhëhequr nga Ho shi Mini, në vitet 1950 e kish kthyer një vend të ndarë, në një fushëbetejë të Luftës së Ftohtë. Duke qenë se SHBA besonte që, nëse një shtet binte nën komunizmin, të tjerë do e pasonin – “Teoria e Dominosë” – ata duhej që të përfshiheshin.

KUSH FITOI?

Sigurosht jo SHBA, që u tërhoq në vitin 1973 e poshtëruar, me psikikën kombëtare dhe ekonominë në vështirësi për shumë vite që do të vinin, dhe më shumë se 58 mijë të vdekur. Vietnami e pësoi edhe më keq, teksa miliona vdiqën dhe vendi ishte në rrënim. Megjithatë Vietnami verior i kish qëndruar një fuqie botërore dhe e kish detyruar të sprapsej.

KUSH ISHTE ARMIKU?

SHBA duhej të luftonte të dyja, ushtritë e Republikës Demokratike të Vietnamit (veriu) dhe komunistët e zellshëm në jug, të njohur si Vietkongë. Të gjithë këta merrnin mbështetje nga Kina dhe Bashkimi Sovjetik. Më pas, teksa lufta zgjatej, një tjetër armik u shfaq: një lëvizje e fortë kundër luftës në Amerikë.

SI U LUFTUA?

Trupat amerikane, të rinj në moshë e pa përvojë shumë shpejt u gjendën përballë forcave guerilase në xhunglën me një të nxehtë të padurueshëm, dhe terrene kënetore. Ata u demoralizuan gjithnjë e më shumë, në misionet kërko dhe shkatërro, apo duke u përdorur si karrem për fuqinë nga ajri. Ndonëse raporti i të vrarëve ishte një me dhjetë, amerikanët nuk mund të çrrënjosnin vullnetin e komunistëve për të luftuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat