Kur Tiranasit luftonin në Kosovë kundër çetnikëve

Historia

Kur Tiranasit luftonin në Kosovë kundër çetnikëve

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 07:39
Foto

Nga fundi i luftës së dytë botërore qenia shqiptare ishte më e rrezikuar se kurrë nga sllavët, si ata të veshur nën petkun partizan ashtu edhe bandat çetnike që për shumë pak ditë do të shndërrohen në forcat partizane të Titos

Qershori i vitit 1944 në Prizren, që për ironi të fatit shqiptar do të përsëritet në Qershorin e vitit 1999, do të ketë një epilog të ngjashëm, me ndryshimin e vetëm se në vitin 1944 çlirimtarë do të jenë të rinjtë e Tiranës. Gjithçka tjetër do të përsëritet, shqiptarët e Prizrenit që të lumtur do ti presin çlirimtarët me lule, rrugët e mbushura me të rinjë dhe të reja, dhe djem Tirone përkatësisht Gjermanie në përbërje të KFOR-it që do ti dhurojnë një jetë të re pa çetnikë nëpër këmbë.
Ndërkohë në Kosovën lindore që në popull njihet si Lugina e Preshevës, Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc, për fat të keq, ishte dhe është një realitet i ndryshëm. Derisa në Prizren dhe Kosovë, padrejtësia që iu bë shqiptarëve me sundimin komunist u “korrigjua” përfundimisht në vitin 1999, në Luginë, rreziku që parashikohej në shattorin e vitit 1944 nga shqiptarët, dhe që rezultoi i drejtë, vazhdojnë ta mbajë të nënshtruar këtë popull.

Partizanët çlirimtarë nën petkun çetnik, që kurrë nga shqiptarët e kësaj ane nuk u konsideruan si çlirimtar, arritën të shuajnë një rezistencë të fortë shqiptare për të vendosur një diktaturë serbe që për fatin e keq shqiptar vazhdon edhe sot; dhe për ironi të fatit, parrullat shqiptare që dominonin në Shtatorit e vitit 1944 vlejnë edhe sot, dhe janë e vetmja zgjidhje për Luginën: “Nuk e duam Sllavin; Nuk e duam shkavin; Nuk e duam Rusin; Komunistët janë pa fe; Duam larinë; Duam Shqipërinë…Rroftë Shqipëria!”

Apotheoza e vëllazëris shqiptare

Djelmënija Nacjonaliste Vullnetare e Kryeqytetit pritet me lot gëzim nga Populli Kosovar

PRIZEREND, Qershuer.
Asht krejt e pamundur që nji pendë njerzore t’a përshkruej, sado zbetas, harenë e pamasë, gëzimin e pakufi skenat e mallëngjyeshme t’emosjonit që karakterizojshin sot arritjen në Prizrend, në Kryevendin shpirtnuer të Kosovës Shqiptare, të vullnetarve, të Shqipërisë së vjetër, të cilët, n’emër të tanë djelmënisë nacjonaliste shqiptare erdhën sot kërtu për të tregue, jo vetëm në formë simbolike, se krejt mbanë populli shqiptar ndihet thellësisht solidar me popullin e viseve të lirume për mbrojtjen, deri në vdekje, të kufijve të padhunueshëm të Shqipnisë Ethnike.
Kemi pa sot, gjatë manifestimeve të vetvetishme të popullit kosovar, skena aq të mallëngjyshme, kemi pa gra burra, të rij e të reja, pleq e plaka, tue derdhun lot gëzimi kah shifshin djelmoshat e Shqipnisë t’ashtu quejtun “ e vjetër”, që, me pushkë në krah e me flakë në zemër, kishin ardhë në kosovë për të luftue bashkë me vllaznit e tyre kosovarë për mbrojtjen e kufijëve të shejtë t’onë.
Randësinë nuk e kishte numrin e këtyne luftëtarëve vullnetarë sa gjesti i tyne, sa shprehja e solidarësisë që në këtë rasë tregon gjithë populli shqiptar për vllaznit kosovarë dhe për çashtjen kombëtare ma kryesore të ditëve të sotshme të vështira, çeshtje që përmblidhet në dy fjalë të vetme: “Shqipni Ethnike”.
E kosovari e ka kuptue dhe e ka çmue randësinë e këtij gjesti simbolik dhe, me enthuaziazëm të papërshkrueshme, me gaz e lot të bashkuem, i ka ba sot vullnetarve t’ardhun nga Tirana dhe nga Shkodra nji pritje aqë të përzemerta dhe vllaznore, sa nuk ka, si thamë më sipër, pendë njerzore sado të stërvitun që t’a përshkruaj.
E le t’a dijë e le t’a shofë armiku shekulluer I racës shqiptare se në mbrojtjen e Kosovës Kreshnike, do të gjejë përpara kundra veprimeve të pabesë dhe barabare të tija, të ngrehun si një murë graniti, jo vetëm parzmat e njiqind mijë burraveqë, në çdo orë e në çdo çast, mund ti paravenë Kosova dhe Dibra, por edhe të gjithë aqë burrave trima të gjitha viseve tjera të shqipnisë, të cilët, me dërgimin e grupit të parë të vullnetarëve, këtë dishmuen.
Sot qyteti I Prizrendit gëdhin krejt I stolisur me flamurë kombëtarë dhe, ndërsa tregu po mbyllej me shpejti porsa arrijti lajmi I arritjes s’afërme të vullnetarëve, turma-turma populli po derdhej nëpër rrugë deri jashta qytetit për ti ba vllaznëve të tij t’ardhun nga të gjitha viset e shqipërisë nji pritje plot enthuziasëm.
Te ura jasht qytetit, në rrugën Kukës-Prizrend, vargu I automjeteve që siellshin vullnetarët arrijti n’orën 10 të mëngjesit. Këtu vullnetarët, mbassi u përshëndetën prej përfaqësisë së Rinisë Kosovare, u radhitën në formacion ushtarak e, në mes të brohoritjeve dhe duertrokitjeve frenetike të popullit, marsuen drejt qytetit, me flamur kombëtar në krye tue këndue me enthuziazëm hyman kombëtraë.
Në të hyeme të qytetit vullnetarët trima u përshëndetën nga auktoritetet  e vendit ndërsa nxansit e nxanset e shkollavet u hjedhshin lule tue brohoritun e tue këndue kangë atdhetare
Mbas fjalimit të mbajtun në kët vend nga Inspektori I Arsinit, u formue kortezhi me në krye auktoritetet e vendit, midis të cilave dalloheshin, Prefekti, Kryetari I Bashkisë, Komandanti I Regjimentit Kosova dhe auktoritetet e tjera civile dhe ushtarake. Ndjekeshin nxansat dhe nxënset e shkollave grupe të rinjsh dhe grupi I vullnetarëve, I komanduem nga Z.Dr. Seit Kazazi.
Kortezhi, tue kandue kangë atdhetare dhe I brohoritun  me nzetësi nga turma e popullit, arritji në sheshin Skënderbe, ku kishin dalë me e pritun Kryetari I komitetit Qendruer të Lidhjes së Dytë të Prizrendit, bashkë me Antarët e Komitetit.
Mbassi u radhitën anëve të sheshit nxanësit, vullnetarë dhe populli, mori fjalën Kryetari I komitetit Qëndruer atdhetari dhe irredentisti njohtun Z. Bedri Pejani I cili naltësoi gjestin kuptimplotë të vullnetarëve nacjonalista dhe theksoi vullnetin e papërkulshëm të hjithë popullit shqiptar me I mprojtun deri në vdekje kufijt e shejta t’Adheut shqiptar.

Mbas tij mori fjalën Z. Tafil Boletini, Antar’ I Komitetit, tu ngulmue mbi solidaritetin vllaznor që I bashkon sot  të gjithë shqiptarët në luftën për mprojtjen e Atdheut.
Fjalimeve të Krenëve kosovarë u përgjegjën Komandanti I vullnetarve dhe një vullnetar tiranas, të cilët dënuen imperjalizmin allav që nën trajën e komunizmit, do të venë nënzhgjedhë të vet përsëri viset e shlirume dhe vuen në dukje enthuziasmin me të cilin e gjithë rinija nacijonaliste e Shqipnisë së Mesme dhe e Shqipnisë së jugut, e priti kushtrimin për luftë e shejtë kombëtare të këtyne ditëve në krahinën e Pejës tue shtue se djelmoshat shqiptarë vrapojnë me mija e mijanë qendrat e rregjistrimit, në cdo qytet, dhe presin me padurim rastin fatlum që të derdheshin gjakun për realizimin dhe për forcimin e Shqipnisë Ethnike.
Ma në fund, nji vajzë shkolle deklaroi në mes të enthuziazmit të përgjithshëm një vjershë të bukur atdhetare mbi Kosovën dhe mbi bashkimin e të gjithë shqiptarve.
Fjalimet, që shpesh u ndërprenë nga duartrokitjet dhe brohoritjet e zjarrta, banë të lotojnë jo pak vetë nga turma prej gëzimit e mallëngjimit.
Në mbarim të manifestimit sat ë vetvetishëm aq edhe enthusiast, turma u shpërnda ndërsa grupi I vullnetarëve ndjekun mbas pak kohe prej authoriteteve, u drejtue kah çentrali I elektrikut, ku, nën hije të rrapave, në nji bregore në buzë të lumit, u shtrue nji drekë ushtarake në të cilën merrshin pjesë edhe auktoritetet.
Gjatë drekës, nji grup I Rinisë prizrenjane, I dëfreu të pranishmit me kangë të bukuraatdhetare e, sidomos, me hymnin e ri kosovar Lorenc Antoni, hymën ky që sot u këndue për herë të parë nga kori mistik I Djelmisë së Prizrendit.
Në mbramje Djelmënia e Prizrendit dha një shfaqje theatrore për nderë të mysafirve shumë të çmuem, të cilët nesër do të nisen për Gjakovë e Pejë për t’arrijtur zonën e Ballit të luftës: kudo janë përgatitun manifestime të zjarrta mirënjohje për djelmoshat vullnetarë që kanë ardhun jo vetëm për të tregue solidarsinë e Rinisë nacjonaliste shqiptare me vllaznit kosovarë, sot që I kërcënon imperjalizmi pansllav, por edhe për të derdhun gjakun për kufijt e shejta të Shqipnisë Etnike të dëshirueme prej kaq breznive shqiptare.
/Bashkimi i Kombit, 21.06.1944/

Parija e Kryeqytetit shpreh solidarsinë e nxehtë të popullit me vëllaznit e Kosovës kreshnike

Kërtu poshtë po japim tekstin e nji telegram të nënshkruem prej të tanë paresisë së Tiranës, drejtue Lidhjes së Dytë të prizrendit:
“Sulmi I ri kundër krahinave Shqiptare të Kosovës përtrin në popullsinë e kryeqytetit kujtimin e idhët të ngjarjes së Bihorit.

Jemi me zemër e shpirt pranë burrave që kanë rrokë armët me I ba ball kësaj vale të re barbarije. Që synon shfarosjen e nji popullsije së pafajshme e që nuk kërkon tjetër veçse me jetue e lirë dhe e qetë në trojet e veta stërgjyshor”.

Qe parësija nënshkruese e telegramit:

Halil Mëniku, Qazim Mulleti, Murat Begeja, Ramazan Jarani, Theodor Çeka, Sotir Dushi, Xhemal Mëniku, Haxhi Qamil Turkeshi, Tahir Gjinali, Selman Petrela, Rifat Tartari, Midhat Llagami, Filip Guraziu, Ali Kaceli, Mezar Sopoti, Hysen Berxolli, Beqir Ajazi, Mema e Kullezi, Tahir Gjinali, Roji e Dizdazi, Sadik Kazazi, Abdulla Alija, Ali Jarani, Mehmet Kazazi, Vlazën Pogu, Zaharija Jorgoni, Gjon Laca, R. Kondi, Mazar Selfo, Petraq Canso, Ismail Tugu, Ali Baba, Begolli-Kryeziu, K. Erebara, V. Spahiu, Dushi, Hambi Dibra, Hamza Filja, D.Sanso, Hamdi Zaimi, Ramazan e Hider Muça, Murat Gjeshi, Libraria Lumo Skendo, Fetah Rasim, Vllazen Pepa, Eqerem Zeqa, Adem Borova, Beqir Qosja, Sh. Çaushi, Halit Balla, Fadil Kotoni, K. Ballamaçi, Abdulla Qorpesha, Shaqir Fila, Irakli Kamber, Mustafa Keçi, Ali H. Mjolli, Qazim Tusha, Vesim Kokalari, Nebi Rizvanell, H. Bakalli, Ibrahim Begeja, Sul Bylyku, leonidha Qirjako, Reshat Mema, Qazim Tugu, Demneri e Kërluku, Guljem Lluka. /11.06.1944/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat