Tregohet letra që Enver Hoxha, i dërgoi Çurçillit, për ekstradimin e kriminelëve shqiptarë…

Historia

Tregohet letra që Enver Hoxha, i dërgoi Çurçillit, për ekstradimin e kriminelëve shqiptarë…

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 13:14
Enver Hoxha, Winston Churchill

Kriminelët Shqiptarë të Luftës: Letër nga Kolonel Hoxha. Referuar kutisë telegrafike 1234, 25 qershor (R 10904/5798/90). Transmeton letrën që mban datën 1 qershor, dërguar Z. Churchill nga Kolonel Enver Hoxha, i cili kërkon ekstradimin e disa “kriminelëve shqiptarë të luftës” të gjendur aktualisht në Itali, të cilët mund të gjykohen në Shqipëri.


Shkëlqesi,

Në emër të Qeverisë Demokratike të Shqipërisë kam nderin t’ju bëj me dije si më poshtë:
Komisioni Qendror për Zbulimin e Krimeve. Kriminelët e luftës dhe Armiqtë e popullit i ka kërkuar më 23 shkurt 1945 Komisionit Ndërkombëtar për Zbulimin e Krimeve dhe të Kriminelëve dorëzimin e një grupi kriminelësh lufte të Shqipërisë, të cilët gjenden në kampet e përqendrimit në Itali, si në Bari, Leçe, Salermo, etj. Kjo kërkesë legjitime e popullit shqiptar nuk ka marrë përgjigje, madje me keqardhje vërejme se kriminelët më të këqij të luftës shqiptare, si Ali Këlcyra, Mithat Frashëri, Abas Kupi, Kadri Cakrani, Koço Muka, Vehip Runa, e shumë të tjerë, në vend që të mbahen në kampet e përqendrimit dhe të trajtohen si armiq në lidhje me bashkëpunimin e tyre me gjermanët nazistë, janë trajtuar në mënyrë favorizuese dhe janë lënë të lirë qyteteve të Italisë të vijojnë intrigat e tyre fashiste në dëm të popullit tonë dhe përparimit të njerëzimit.

Një trajtim i tillë kundrejt kriminelëve të luftës shqiptare, të cilët kanë kryer kaq shumë mizori në vendin tonë, mund ta befasojë popullin shqiptar, i cili ka besim të palëkundur në drejtësinë e madhe për të cilën ka derdhur gjakun e tij.

Fakti që këta kriminelë lufte nuk dorëzohen të Autoritetet Shqiptare, në bazë të vendimit të Konferencës së Moskës (deklarata precize e së cilës thotë se të gjithë kriminelët e luftës do të gjykohen brenda vendit në të cilin kanë kryer krimet), si dhe trajtimi favorizues i tyre nga ana Autoriteve Aleate në Itali, përbëjnë padrejtësi dhe në të njëjtën kohë fyerje ndaj popullit shqiptar, i cili ka sakrifikuar kaq shumë për kauzën e përbashkët.

Duke patur besimin e plotë në drejtësinë e madhe të Qeverisë Suaj dhe tuajën personalisht, në emër të Qeverisë Demokratike të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, ju lutem të merrni në konsideratë dhe të rishikoni kërkesat e drejta dhe legjitime të popullit tonë.

Ju lutem, Shkëlqesi, pranoni konsideratat e mia më të larta ndaj jush.
Presidenti i Këshillit të Ministrave të Qeverisë Demokratike të Shqipërisë

(Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha)
Shkëlqesisë së tij,
Zotit Winston Churchill
Kryeministër i Britanisë së Madhe
Londër

Image
Letra
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat