Franz Bopp: Gjuha shqipe më e vjetra indoeuropiane

Historia

Franz Bopp: Gjuha shqipe më e vjetra indoeuropiane

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 09:05
Franz Bopp

Gjuha shqipe provohet mes tre rrugëve shkencore të jetë gjuha më e vjetër e mbijetuar. Rruga e parë është ‘shkenca indogjermane’ ose shkenca e gjuhësis së krahasuar ku me studimin e atit të kësaj shkence, Franz Bopp, shqipja provohet më e vjetër se sanskritishtja me anë të analizave fonetike gjuhësore të Boppit.

Rruga e dytë janë mbetjet origjinale të gjuhës paragreke, Çabej – Camarda, që janë ruajtur deri në ditët tona. Këto mbetje si ‘mnin, ais, gjunon, vrahe etj, gjenden në doreshkrimet e greqishtes së vjetër edhe provojnë gjuhën shqipe si gjuhën e paragrekëve. Rruga e tretë për nga radha shkencore janë mbishkrimet paragreke e paralatine me të cilat të suksesshëm kanë qënë Thomopulo edhe De Angeli. Të treja këto rrugë janë injoruar nga shkenca e albanologjisë këto 70 vitet e fundit kur vendi ynë u izolua edhe nuk po del dot akoma nga errësira e viteve të shkuara por po e vazhdon akademizmin me mëndësit e errësirës.

Hylli i Dritës, që botohej nga bibloteka franceskane nën përkujdesjen e At Gjergj Fishtës, në vitin 1922, e ka kuptuar shumë mirë se shkenca e krahasimit është baza e diturive të vërteta por kjo shkencë e zbehte rolin greko-romak edhe e nxirrte shqipen si gjuhën më të vjetër ndaj edhe si rrjedhoj filluan sulmet e Miklosicheve serb që shtrëmbëruan shkencën duke marrë në shqyrtim shkencorë huazimet e shqipes nga gjuhët e fqinjëve edhe jo fjalët e saja. Kjo ndyrësi u përdorë e po përdoret akoma në shkencën tonë duke i anashkaluar të treja rrugët që përmenda mësipër të cilat tregojnë jo vetëm gjuhën me të vjetër por edhe pellgun pellazgjik si vendin ku është folur mëma e gjuhëve.

Ky pellge kishte për kryeqendër Dodonën në trojet tona etnike. Shkruan At Gjergj Fishta Ditunija shqype edhe themeluest e sajë, Hylli Dritës 1922 Ditunija e popujve, mas sa e sa studimeve të fella të kryeme permi secillën gjuhë indogjermane ashtu edhe mes krahasimeve të njanës gjuhë me tjetrën e të gjithave me sanskritishten, si edhe duke mbështetur edhe mbi konkluzionet në arkeologjin e popujve prehistorik indogjerman, u bë e mundur me ja diktue shojet popujve indogjerman, qi qysh me Herodotin e deri në shek XVIII ishin te shtjelluara në kaosin e përrallave edhe gojedhenave mitologjike edhe përmbanin një lëmsh çashtjesh historike me të cilat historia, deri vonë, kot u mundue me ja gjet fillet.

Çashtja e lindjes edhe e dyndjeve të kombeve indogjermane qe gjithmonë me enigmatike në historin kritike. Qe vërtetë një labirinth i mitologjis ku kurrnji dijetarësh para Boppit e Schlimannit nuk guxoi me ju hulle për ta studjue. Boppi, ati i ditunis krahasuese, ishte i pari që i mori në një analizë krahasuese këto gjuhë edhe pasi i krahasoj me sanskritishten edhe diktoj afrimitetin e këtyre gjuhëve me shoshoqen edhe caktoj principin se gjuhët që etimologjikisht do të përkojshin me sanskritishten e hershme do ishin të dala nga një pellgë prehistorik nga ku u shkëputën edhe enden e u zhvilluan moteve te shkëputura prej shoshoqes.

Boppi me kete parim vuri themelet e çështjeve të gjuhëve simotra ndërsa për zhvillimin e seciles gjuhë punuan Mullet, Meyer, Curtius, Brungmann, Hirt, Schrader etj. Rezultatet e lumnueshme të ketyne autoriteteve i garantuan kësaj shkence në etimologji një vend të veçante mes diturive të tjera me emën ‘ Ditunia indogjermane’. Nga kjo dituni rrjeth se popujt gjermnan, sllav, kelt me popujt latin, grek, ylliro-shqyptare janë vëllezër prehistorik me popujt indian, persjan, throako-phrygo-armenëe, të cilët prej 3000-4000 vjetë para Krishtit u ndanë prej nje votre tuj u shkepë kush kahë Asia, kush kah Europa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat