Konstantini ndërtoi Konstantinopojën për ruajtjen e kufijve Perandorak

Historia

Konstantini ndërtoi Konstantinopojën për ruajtjen e kufijve Perandorak

Nga: Gjon KEKA Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 18:52
Konstantini

Pas abdikimit të Dioklecianit Perandoria Romake ra përsëri në çrregullime të egra si më parë, deri sa Konstandini i Madh u ngjit në fronin perandorak, dhe rikthej me një dorë të fuqishme sërish qetësinë. Ai ishte një regjent i mençur dhe i fuqishëm, por aspak më i mirë, se Titi, Trajani dhe dy Antoninët.

Vrazhdësia,shkatërrimi dhe mizoria duket se ishin karakteristikat kryesore të karakterit të tij të shëmtuar.

Ai ishte i pari midis perandorëve romak që pranonin fenë e krishterë; por as nuk e përmirësoi zemrën e as sjelljen e tij.

Fushata e tij e përballjes ishte me kundërshtarët e fuqishëm Maksenti dhe Maksimiani të cilët ishin bashkuar kundër tij.

Në këtë udhëtim ndodhi një mrekulli e madhe. Menjëherë pas mesditës, një kryq i zjarrtë në diell me mbishkrimin: "in hoc signo Vinces" (Nën këtë shenjë ti do të fitosh).

Një natë më pas,Krishti iu shfaq në ëndërr dhe i tha atij për të bërë një flamur me shenjën e kryqit.

Dhe ajo ndodhi ashtu si e kishte parë. E gjithë ushtria ishte e mbushur me besim dhe guxim nga mrekullia e dyfishtë si dhe me shenjën që kishte parë.

Të gjithë ushtarët ishin të bindur se do të triumfojnë mbi Maksentin, dhe kur ai erdhi në fushëbetejë ku fitorja ishte e sigurtë - Maksenti u shpartallua.

Përmes kësaj fitoreje, siç tregojnë shkrimtarët e krishterë, Konstantini kishte një besim kaq të madh në fenë e tij që menjëherë u njoh me të dhe u pagëzua në shtratin e vdekjes.

Menjëherë pas kësaj beteje në të gjithë perandorinë, ai solli një dekret perandorak i cili u bë për të mirën e të krishterëve,ku ata nuk do të lejoheshin më të përndiqeshin për besimin e tyre, por që duhet të jenë të mbrojtur me anë të këtij dekreti të rëndëishëm. Perandori gjithashtu u dha atyre shumë tempuj pagan që ia dedikoj kishave dhe të tjera

Kisha që ai rindërtoi për ta. E gjithë familja perandorake u mësua dhe u pagëzua nga peshkopët në besimin e tyre që tanim kishin zgjedhur dhe e kishin dekretur brenda Perandorisë Romake. Kështu, feja e krishterë mbretëronte në shtetin romak.

Konstantini në fillim sundonte si një princ i mirë; ai dha ligje të lehta, bëri institucione bujar dhe institucione të shkëlqyera për fat të mirë.
Për të mbajtur në kontroll kufijtë e Perandorisë Romake ai e zhvendosi selinë e tij nga Roma në Bizant(Konstandinopojë) e cila mori emrin nga vetë Konstantini.

Ai donte të bënte një Romë të dytë nga ajo që ishte. Me urdhërin e tij u ndërtua një kapitol, u ndërtua një pallat perandorak dhe një amfiteatër, sikur ato romake ,pastaj sheshet publike të zbukuruara me kolonada ,shkurt gjithë qyteti ishte rregulluar në mënyrë që të mund të konsiderohej si një Romë e re; prej atëherë ai qytet do të quhet qytet i Konstantinit për nder të Perandorit,pra Konstantinopoja. Në një kohë të shkurtër ajo u bë një nga qendrat apo vendet më të mëdha, më të populluara dhe më të mrekullueshme në botë.E gjithë kjo e kishte bërë krenar Kostandinin, por ai kishte edhe plagët e tij të vjetra edhe pse si i kthyer por që e lëndonin shpesh gabimet që kishte bërë para kthimit të tij në fenë e krishterë.

Kështu ai pas një mbretërimi tridhjet e një vjetë vdiq i mbushur më lavdi për veprat e tij në ndërtimin e Konstantinopojës, në qetësimin e Perandorisë në ruajtjen e kufijve të saj, në kthimin e tij në fenë e Krishterë dhe dekretimin e lirisë së feve,respektivisht fesë së Krishterë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat