Këto pamje filmike të ushtarëve të UÇK-së janë realizuar në maj të vitit 1999, pas luftimëve të ashpëra me ushttrinë serbe.
“Ne kemi kaluar dhjetë kilometra në brendësi të Kosovës për 25 ditë. Shumicën e asaj kohe ne kemi luftuar në distanca prej 20 deri në 100 metra nga armiku”, tha një mjek i UÇK-së në spitalin e Bajram Currit.
“Ne kemi humbje, por po ecim përpara. Për herë të parë në gjysmë shekulli kemi ndryshuar kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë”.
Beteja e Koshares ishte një ndër mbetjat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.