Ja domethënia e përkrenares se Skënderbeut

Historia

Ja domethënia e përkrenares se Skënderbeut

Më: 4 janar 2018 Në ora: 23:26
Përkrenarja e Skënderbeut

Koha e punimit të përkrenares origjinale është viti 1459.

Në pjesën kulmore të përkrenares është vendosur një kokë dhie e gdhendur. Përkrenarja është prej bakri. Nga brenda është veshur me lëkurë, që del paksa mbi ballë.

Ajo rrethohet prej një rripi lëkure, të zbukuruar me gjashtë trëndafila të praruar. Në hapësirat ndërmjet trëndafilave janë shkruar me shkronja latine, në stilin gotik inicialet: IN, PE, RA, TO, RE, BT, që dëshifrohen: Isus Nazarenus, Principi Emanthiae, Regi Albaniae, Terrori Osmanorum, Regi Epiroticum, Benedictum.

Kuptimin i tyre në shqip është: Jezusi i Nazaretit bekon Skënderbeun, princin e Matit, mbretin e Shqipërisë, tmerrin e Osmanëve dhe mbretin e Epirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat