Ja çfarë shkruhej në pasaporta në kohën e Mbretit Zog

Historia

Ja çfarë shkruhej në pasaporta në kohën e Mbretit Zog

Më: 5 janar 2018 Në ora: 23:51
Pasaporta

Epoka e mbretërisë në vitet 30-të nga admiruesit e monarkisë, cilësohet si një nga më të mirat për Shqipërinë në shekujt e fundit.

Gjatë kësaj epoke shumë sektorë të shtetit shqiptar u konsoliduan. Gjithashtu nga ana tjetër ka edhe kritika të shumta, për gabime që mund të jenë bërë në drejtim të jetës ekonomike apo të arsimimit të shqiptarëve.

Por përtej të gjitha këtyre diskutimeve, që tashmë më shumë i përkasin polemikave mes historianëve, ka pasur një element shumë interesant dhe me vlera në periudhën e Mbretërisë.

Ka qenë pikërisht pasaporta që lëshohej në atë periudhë. Në një foto të saj tregohen disa nga elementët që ajo mbarte.

Përveç të dhënave të zakonshme që janë edhe në pasaportat e sotme vihet re edhe një listë me gjashtë pika në hyrje të pasaportës.

T’a dish dhe të jesh i sigurtë, se fatbardhësia dhe lumtunija jote gjindet në Shqipëri e cila t’ep nder dhe të fal emrin shqiptar.

Ruaje mirë karakterim komtar dhe kryenaltësinë shqiptare: bindju ligjevet dhe urdhanvet të vendit kudo që të jesh.

Çdo shqiptar është vllau Yt: nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ketë nevojë.

Mos e përbuz gjuhën e nanës s’ate tue folë në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.

Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon shejën e komsisë shenderon vehten e vet.

Dashunija për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandaj këtë dashuni ruaje edhe kur të kthehesh në vendin t’and.

Këto gjashtë pika që ishin në fillim të çdo pasaporte që lëshohej në kohën e mbretërisë, ishin si mesazhe për të ruajtur patriotizmin për çdo shqiptar kudo që të shkonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat