Dragobia e Dragonit Bajram Curri

Historia

Dragobia e Dragonit Bajram Curri

Më: 29 mars 2018 Në ora: 14:04
Bajram Curri (1862-1925)

“Çdo mars vijmë te Shpella, 
Të shohim me kobure,
Dragua mbi këto male
Që kurrë s’u përkule…” 

Zeqir Lushaj: “Baladë për Bacë Bajramin” 

29 MARS 1925: Arma e Pashiqit po vazhdon krizmat... Vritet mbas Luigj Gurakuqit edhe Dragoni i Dragobisë Bacë Bajram Curri... Sejcili Shqiptar sot pyet vetën: “A ka Shqipnia Atdhetarë trima si Bajram Currin?” – Nuk e dij ! Dij vetëm se ka vrasës, që jo vetem nuk i lanë gja mangut Esadit, po edhe po ua lypi nevoja ia kalojnë atij. Në katër anët e globit vetëm fallsifikatorë vrasës! Në se dëshiron me dijtë se shka bahej në Shqipninë e porsa lindun të Gjergj Kastriotit, merr dhe studjo vetem tri Figura të mëdha të Shqipnisë së asaj kohë dhe si i vranë Ata: Avni Rrustemin e Vlonës, Luigj Gurakuqin e Shkodres dhe Bajram Currin e Dragobisë.

Ndër pusat e ujit të freskët të Rozafës, të tre Burrat e kanë pijë një gotë ujë... Sa e ambël dukej fjala e Tyne “T’ u rritët ndera!”, kur u thonin grave Shkodrane me tabake në dorë. Jeta e Këtyne Burrave të ngjanë me vrapimet e maratonomakëve, ndër labirintet e një Shqipnije të rrënueme nga feudalizmi, që në çdo kthesë të pret një vrasës tradhtar... Por, zemra e Trimit nuk thehet as nuk kthehet mbrapa! E Ky Trim ishte Baca Bajram! Nuk e thyen as nuk e kthyen as napolonat ar e as dinarët... Pasunia e Tij ishin e mbetën Gurtë e Shpellës së Dragobisë, ku me zemër të thyeme për atë Gjak të derdhun rrëkajë aty, çdo Shqiptar e ndjen vetën përpara një Monumenti të Përjetshëm e madhështor. E Plaku me dorën e Tij të vrashtë, nga fjetja ndër jestekët e gurtë, të afron kokën për parzëm dhe me dashninë Atnore të Tij si gjithmonë, plot me bujari të ofron një dhuratë: Besen e Burrave të Maleve të ngjeshun e të mërthyeme për Flamurin e Gjergj Kastriotit ! Vetëm për këtë e vranë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat