Hera e vetme kur popujt e Ballkanit u bënë bashkë: Kështu u zhvillua beteja e Fushë Kosovës

Historia

Hera e vetme kur popujt e Ballkanit u bënë bashkë: Kështu u zhvillua beteja e Fushë Kosovës

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 22:41
Beteja e Fushë Kosovës

629 vjet më parë u zhvillua një nga betejat më të përgjakshme në historinë e njerëzimit, ajo e Fushë Kosovës.

Beteja u zhvillua ndërmjet një koalicioni të krishterë, kryesisht ballkanik, dhe Perandorisë Osmane e cila për herë të parë fillojë të depërtojë në Ballkan.

Popujt e Ballkanit, së bashku me aleatët e tyre nga Evropa Perëndimore dhe Lindore, luftuan me forcë kundër një armiku të përbashkët. Të ndodhur përballë një situate të tillë të përbashkët, princërit, mbretërit e fisnikët shqiptarë, serbë, bullgarë e rumunë i ndalën mosmarrëveshjet dhe grindjet e tyre dhe krijuan një koalicion antiosman.

Edhe pse e humbën luftën, kjo betejë ngriti themelet për një rezistencë të vazhdueshme, që vazhdoi deri në rënien e Perandorisë Osmane.

Në këtë dokumentar beteja e Fushë Kosovës vlerësohet si e jashtëzakonshme sidomos duke pasur parasysh se të dy liderët e ushtrisë mbetën të vdekur në këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat