Misioni sekret që zbuloi Titanikun

Historia

Misioni sekret që zbuloi Titanikun

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 18:47
Titaniku

A e keni ditur se si ishte zbuluar anija e famshme “Titanik”?

Në një nga dokumentarët serik që prodhon BBC zbulohet se anija e famshme “Titanik” ishte zbuluar krejtësisht rastësisht gjersa ushtria amerikane me urdhër të presidentit të atëhershëm Ronald Reagan po kërkonte në një mision të klasifikuar, dy nëndetëse ushtarake që amerikanët kishin humbur gjatë luftës së ftoftë.

Në një intervistë ekskluzivë për BBC, Robert Ballard, i cili është një oqeanografë pra person që merret me studimin e oqeanit, si dhe ekspertë i National Georgahpic tregon se si kishte marrë një ftesë nga presidenti Reagan në cilësinë e një oficeri të inteligjencies së Navi-t, për të gjetur nëndetëset e humbura.

“Pjesa dërrmuese e luftës së ftoftë ishe kthyer nën ujë dhe kjo ishte e panjohur për shumicën e popullit amerikan, andaj edhe deshëm ti gjejmë nëndetëset e humbura”, ka thënë ai për BBC.

Njëra nga nëndetëset  quhej Tresher dhe tjetra Scorpion. Ballard shpjegon se saktësisht mes këtyre të dy nëndetëseve nën oqean e kishin gjetur edhe Titanikun.

“Kisha vetëm edhe 12 ditë për të përmbyllur misionin tim dhe vendosa ta nxjerrë edhe Titanikun nga aty”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat